Nga Gjekë Gjonaj

Emri i Nokollë Lucë Keqit Gjonaj nga fshati Drume i malit të  Hotitt të Malësisë  është i njohur  jo vetëm në mesin e shqiptarëve, por edhe  të popujve të tjerë në ish-Jugosllavi.  Vëmendjen e opinionit ( popullit) e tërhoqi  që në moshën 15-vjeçare, kur  i bashkëngjitet Lëvizjes Popullore Nacionalçlirimtare, ka fundi i vitit 1942 dhe fillimi i vitit 1943.  Edhe pse  në moshë shumë të re  merrë pjesë në çlirimin e Tuzit, në  radhën e Brigadës së 22 shqiptare. Që atëherë  e dëshmoi  shpirtin e tij çlirimtar  për liri e për pavarësi. Në luftë u tregua guximtar e trim. Në paqe  u dëshmua si paqëdashës me vlerat më të ndritshme dhe më të larta  të dinjitetit njerëzor. Gjithmonë në shërbim të popullit dhe të interesit të përgjithsëm publik. U rrit, u edukua, u formua dhe u arsimua me nder.  Me nder jetoi gjithë jetën e tij të gjatë.   Lindi më 7 nëntor të vitit 1926 në Drume të Hotit , Komuna e  Titogradit . U rrit në kohën e tronditjeve të  paraluftës.  Në moshë të re mbetet pa baba, të cilin e pushkaton  Ushtria e  Mbretërisë së Kroatëve dhe Sllovenëve.  Furtuna e luftës ia ndëpreu lojërat e fëmijërisë  dhe  ua zuri frymën  vizioneve të  jetës.

Ky burrë  i ndershëm e  zëmadh, në Malësi e më gjerë, do të përmendet gjithmonë  për të mirë.  I këtillë ishte edhe në kohën e paraluftës edhe të luftës edhe pasluftës  Gjithnjë aktiv   për të mirën e banorëve të Malësisë dhe të gjithë qytetarëve të shtetit në të cilin jetoi.  Ishte dhe mbeti person i  dalluar  edhe  si drejtues i zhvillimit të ardhshëm të shoqërisë.

Pas përfundimit të Luftës Nacionalçlirimatre me angazhimin e tij në punë dhe me  aktivizmin politik ai ka dhënë kontribut të çmuar në ndërtimin dhe formimin e shtetit të ri të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë: si sekretar i  Lidhjes së Komunistëve të Rinisë së Jugosllavisë,  si kretar i parë  i Komunës së Tuzit pas luftës 1952-1955, si delegat i Kuvendit Popullor të Malit të Zi në dy mandate, si ministër pa portofol i Këshillit Ekzekutiv të Republikës së Malit të Zi nga viti 1982, si këshilltar në Kuvendin e Malit të Zi, si sekretar dhe kryetar i Lidhjes Socialiste të Popullit Punues të Komunës së Podgoricës, si kryetar i Kryqit të Kuq të Malit të Zi dhe  Kryqit të Kuq të Jugosllavisë, si kryetar i Komisionit për delegim në Lidhjen e Komunistëve  të Jugosllavisë,si kryetar i Komisionit Republikan për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe Komisionit për Buxhet e Politikë të Brendshme, Komisionit për zgjedhje e emërime dhe çështje kadrovike dhe dhjetë komisone  tjera.

Të gjitha çmimet, mirënjohjet , kujtimet  e  medaljet  iu   dhanë  me meritë në shtetin i cili sot nuk ekziston, në të vcilin Nikolla ka jetuar, ka krijuar dhe ka punuar me  nder e dinjitet. Ka marrë pjesë në aksione punuese vullnetare  në autosdradën  “ Vëllazërim-Bashkim” në vitin 1949 , kur është shpallur sulmues i dyfisht. Në atë kohë pjesëtarët e aksioneve punuese shpërthyen  mallet, ndaluan  lumenjt e shpejt dhe ndërtuan   sallat e fabirkave.

Nikolla me kënaqësi  e kujtonte shoqërimin ku askush nuk shtronte pyetjen “ kush është kush” dhe parullat e  dikurshme  “ Ne ndërtojmë hekurudhën, hekurudha na ndërton ne “, “ Autostrada Vëllazërim Bashkim dhuratë e rinisë  së popullit, partisë dhe Titos”, aksionet   e  rinisë në të cilat morën  pjesë më shumë se dy milionë të rinjë të cilët  i dhuruan popullit të vet më shumë se  130 milionë orë pune.

Shteti i ri, konteksti i ri shoqëroro-politik  kërkuan  precizimin e asaj çka duhet, pse dhe në ç’mënyrë duhet të realizohet. Përfundimisht është duhej përcaktuar kah bashkësia nacionale  në rrethana të reja.  Kur shtrohej pyetja  që të mbyllen shkollat në gjuhën shqipe, në  fillim të viteve 1950 të shekullit të kaluar Nikolla nismën e priti i përgatitur. Ka organizuar me përfaqësuesit e partisë-anëtarët e Komitetit  vizitën nëpër fshtarat e Malëisë në mënyrë që  banorët drejtpërdrejt të deklarohen për  nevojën e arsyeshme të shkollimit të tyre në gjuhën amtare ( shqipe). Kjo  zgjidhje ka qenë e bazuar në ligjet e shtetit, si shprehje imediate e  demokracisë së popullit pakicë.

Mbrojti pa hezitim  nevojën e shkollimit dhe arsimimit të të rinjve nga treva e Malësisë  edhe jashtë  Malit të Zi, sidomos të  femrave duke u përpjekur që të thyejë   format patriarkale të  sjelljes dhe veprimit.  Në këtë kontekst gjatë viteve gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar dakordohet  me  udhëheqësinë e Kosovës dhe siguron  shkollimin dhe stipendimin e femrave të para nga treva e Malësisë.

Në marrëveshje me gjeneralin Jaukoviq objekti i  kazermës ushtarake të  Tuzit i jepet      Gjimnazit “ 25 Maj”, meqë  deri atëherë ka punuar si paralele e ndarë e   Gjimnazit “ Sllobodan Shkeroviq” të Titogradit. Në hapjen e Gjimnazit “ 25 Maji” në vitin 1974 Nikolla  theksoi rëndësinë  e hapjes të një istitucioni të tillë arsimor për Malësinë dhe  vuri në dukje se   rëndësia e saj është  si “ një fabrikë e madhe e dijes” për  të ardhmen dhe prosperitetin e vendit.

Pas tërmetit të  15 prillit 1979 si kryesues i Komisionit për  fatkeqësi elemntare arriti  t’i orientojë mjetet funanciare në shumë prej 7 miliardë dinarë për ndërtimin e objektit të Gjimnazit të Tuzit , kurse kushtoi 14 miliardë.

Nën mbikqyrjen e tij janë ndërtuar shumë  objekte të infrastrukturës. Përcolli shpërthimin e rrugës Tuz-Hot, e cila u ndërtua  në vitin 1966  falë punës së palodhshme të banorëve vendas  dhe pjesëtarëve të Ushtrisë së Jugosllavisë, kurse është asfaltuar  në vitin 1971 me  pjesëmarrjen e bashkësislë shoqërore , banorëve bvendas dhe mërgimtarëve.  Nikolla ishte nismëtar  i asfaltimit të rrugës Titograd – Tuz në vitet 60 të shekullit të kaluar. Me kontributin e tij modernizimi i kësaj rrugë kjo rrugë u rëndiditë në  planin e zhvillimit të Malit të Zi  per vitet 1966 -1967. Mjetet buxhetore federale  u transferuan në rikonstruksionin e kësaj  rrugë  nga Fondi  për   trevat e pazhvulluara ndërkufitare dhe rekonstruksionin e rrugës  Tivar-Ulqin.

Nikollë Gjonaj   i  takon atij grupi të rrallë të njerëzve me më autoritet. Si  pajtimtar  i gjaqeve në Malësi pajtoi   shumë familje   në ngatërresë.  Në tubimin  në Malësi në vitin 1970, kur themelohet Besëlidhja e Malësisë , zgjidhet kryetar i saj për krahinat Hot, Grudë, Triesh, Kojë, Fundna dhe Tuz, falë së cilës  u ndaluan  shumë hakmarrje  dhe u vu pikë në  Kanunin  e Lekë Dukagjinit  gjashtë shekuj të vjetër  “ sy për sy, dhëmb për dhëmb, gjak për gjak” .  Idenë e pajtimit të gjakut  e  shtriu edhe në Shqipëri meqë  gjakmarrja sipas dëshmive hiostorike  dhe analeve gjyqsore  ka qenë një ndër fatëkeqësitë  më të mëdha në Mal të Zi dhe Shqipëri.

Nikollë Gjonaj ka folë pak , e ka punuar shumë. Si njeri shumë modest kurrë nuk e ka ngritur veten dhe nuk e deshti të huajën. Çdo njeri e priti buzagaz . Me ballë çel, E me fytyrë të çiltër.  Përherë  i është përmbajtur thënies  “ Në gjykime jeshë i përmbajtuir” ,   çka me siguri e rekomandoi që të marrë Çmimin  Ambasador  Botëror i Paqes .

Ishte i  përkushtuar edhe  ndaj familjes dhe bashkudhtar besnik jetësor i bashkëjhortes së tij Marisë.  Njeri i vërtet dhe i drejtë në kuptuimin e plotë të fjalës. I pajisur dhe i stolisur   me virtytet meë të larta njerëzore. Njeri i denjë për nderim dhe admirim.

Në kujtimet e njerëzve ka mbetur  si njeri i mrekullueshëm . Njeri i madh. Njeri  me shiprt fisnik. Njeri me zemër të madhs.I përmbajtur. I durueshëm. Jovetiak.   Shpirtdlirësia , njerëzia  dhe morali i pastër janë virtyte që e kanë brumosur dhe ushqyer  qenien e tij. Këto vlera dhe qëndrime të tij  tij të jetës  dallohen  edhe  në   anëtarët e familjes shumëantëarshe  të Nikollës, shokëve e miqve të tij.  Lum ai që jeton e vepron me nder e me autoritet  si Nikollë Luca, thonë në Malësi.

 

 

By admini