7 vjeçari nga Ulqini përshkon 50km me biçikletë në aktivitetin sportivo-rekreativ ”Me biçikletë në Shkodër” (foto, video)

Omar Lika

 

Për të katërtin vit me radhë Shoqata ”PROMUL” nga Ulqini organizoi aktivitetin sportivo – rekreativ ”Me biçikletë në Shkodër”.

Nën pjesmarrjen e një numri relativisht të madh për ture të tilla të veshtirësisë së lartë, rreth 30 veta, ra në sy pjesmarrja e vogëlushit 7 vjeçar Omar Lika. Omari nën praninë e babait të tij gjatë gjithë rrugës arriti me sukses ta përballoj rrugën prej 50km nga Krytha deri në Shkodër dhe Shirokë dhe anasjellatas. Omari kësaj radhe ishte fituesi i vertetë i këtij turi rekretativo sportiv.

Nga ana tjetër, njëri ndër organizatoret nga Shoqata ”PROMUL” , Iso Mujiqi u shpreh i gëzuar për mbarëvajtjen e aktivitietit si dhe për faktin se të gjithë pjesmarrësit ia dolën me sukses ta përfundojnë këtë tur.

”Interesimi për këtë tur çdo vit rritet shumë e më shumë gjë që na bënë të ndihemi mirë por që edhe të mendojmë që të shtojmë diçka më shumë viteve tjera. Ky është viti i IV-të i këtij aktiviteti dhe besoj që animimi i të rinjve që të përdorin sa më shumë mjete jomotorike të transportit, tashmë ka dhënë rezultatet e para”,  shprehet Mujiqi për këtë aventurë duke shtuar se aktivitetet të tilla më biçikleta do të vazhdojnë edhe në vazhdim.

Në organizim të këtij aktiviteti këtë vit ka ndihmuar edhe ShB ”Rumia” nga qyteti jonë.

Më poshtë mund të shikoni fotografi dhe video nga aktiviteti të realizuar nga Samir Ismajli, Memli Kurti, Valdet Kurti, Dritan Ceka dhe Bledar Seferi.
Për të parë të gjitha fotografitë KLIKONI KËTU.