Pagat e ulta në Karsima i largon të rinjtë vendas për tu punësuar aty


Qeveria e Malit të Zi kohë më pare kishte vendosur që toka shtetrore dhe objektet në pronësi të Rivierës së Ulqinit ti jap mi qira afatgjate kompanisë Karisma Hotels & Resorts.

Poashtu kjo kompani ka kohë që hapur konkursin për marrjen e punëtorëve të rinj në punë ku numri i përgjithshëm i punëtorëve që kërkohej ishte 440 veta të cilët do të punojnë në “Holiday Village” në Ulqin. por disa edhe në Kotor, shkruan Ulqini Online.

Poashtu me rastin e kërkimit të punëtorëve të rinj në Ulqin u mbajt dy herë Karisma Career day, e organizuar nga Komuna e Ulqinit dhe kompania hoteliere Karisma. Në listën e profesioneve të kërkuara ishin ato që kanë të bëjnë me turizëm si kamarier, gjellbërës, punëtorë të higjienës, kopshtar, barist etj.

Por, siç mësohet nga shumë të rinj që janë paraqitur për tu punësuar në këtë kompani problem paraqet pagat shumë të ulta. Pagat që për profesione të ndryshme sillen rreth 300 € dhe atë për punësime me orar të caktuar nuk janë aspak atraktive per të rinjtë vendas pasi këto paga në Ulqin gjatë sezonit veror janë të tejkaluara dhe kërkesa për punëtorë është e madhe.

Ështe e vertet se kjo kompani në fjalë për punëtoret e saj siguronte ushqimin dhe fjetje, kështu së paku mësohet nga disa të rinj që kishin shprehur dëshirën që të punësohen në këtë kompani, por që pikërisht këto dy mundësi nuk është që ju shkojnë përshati punëtoreve vendas.

Kjo paraqet përparësi punësimi për të rinjtë që nuk janë nga Ulqini dhe rrethina por që vinë nga qytete tjera nga brenda ose jashtë Malit ë Zi.

Është e vertetë që të rinjtë nga qyteti jonë kanë qenë mjaft të interesuar për tu punësuar në këtë kompani por që niveli i pagave i ka larguar në masë të madhe ata për tu punësuar aty.