Indira & Forza Colonia nga Kroacia koncert në Ulqin me rastin e Ditës së Komunës

Dita e Komunës së Ulqinit

Me rastin e ditës së Komunës së Ulqinit, Organizata Turistike në bashkëpunim me Komunën, do të organizojnë koncert që do të mbahet në shetitoren e Plazhit të vogël të shtunen, me fillim në ora 21.00h. Në këtë koncert do të marrin pjesë disa artistë nga qyteti jonë, ndërsa yjet e natës do të jenë grupi Indira & Forza Colonia nga Kroacia, kështu mësohet nga OT e Ulqinit.

Ftojmë të gjithë qytetaret të na bashkëngjiten në mënyrë që të gjithë së bashku të festojmë ditën e Komunës tonë.

Mirë se vini !!!