Protestë në Rrugën e Kombit kundër vendosjes së taksës, shkatërrohen sportelet në Kalimash (video)

Protesta në Rrugën e Kombit kundër vendosjes së taksës ka dalë jashtë kontrollit dhe protestuesit pasi u përleshën me forcat e policisë, kanë shkatërruar edhe koncesionarin e ngritur për pagesën e taksës, duke i vënë flakën.

 

Protestuesit janë futur edhe brenda sporteleve dhe kanë shkatërruar edhe kompjuterët, raportojnë mediat elektronike.

Protestuesit kanë goditur me gurë punonjësit e policisë, të cilët vendosën një kordon para për të penguar dëmtimin e vendit ku bëhet pagesa. Protestuesit kanë thyer xhamat në sportelet për pagesën e taksës.

Nga përplasja mes policisë dhe protestuesve mësohet se ka edhe persona të lënduar.

https://video.gjirafa.com/koha?video=protestuesit-shkaterrojne-sportelin-ne-kalimash&t=5.81