Tarifa për Rrugën e Kombit mund të ndikojë në sezonin turistik në Ulqin

Reagon Shkelzen Rizaj, drejtori i Lidhjes Turistike të Kosovës, ndaj tarifës për Rrugën e Kombit

Drejtori I Lidhjes Turistike të Kosovës ka reaguar për pagesen prej 5€ për Autostradën e Kombit ?!

Sipas Rizajt pasojat do jenë tepër të medha si për Turizmin Shqiptar ashtu edhe për Ulqinin e Malit te Zi ?!, shkruan BotaPress Info

Para disa vitesh nje ekspëriment te tille pagese e beri dhe Mali i Zi, me taksen Ekologjike prej 10€, por pas reagimeve analizave te gabuara Ministria e Financave e Malit te Zi e hoqi ate HARAÇ… ?!

Bregdeti shqipetar ne sezonen turistike 2017 pati ramje te vizitoreve nga Kosova për 30% . Nje nga arsyet ishte mos organizimi i shpetimtareve profesional dhe ekspërimentet e Durresit me mbylljen e rruges kryesore ne te cilen frekuentohej nga Turistet Kosovare ?!

Disi e kishim kuptuar sikur Autostrada e Kombit te ishte ndertuar nga mjetet e ndonje konsesionari privat ?! Por Autostrada e Kombit dhe e Ibrahim Rugoves jane te ndertuara 100% nga Buxheti i Shtetit, keshtu qe eshte e pakuptimte HARAÇi prej 5-10€.

Nese kundershtimet tona nuk hasin ne mirekuptim atehere propozojme qe gjate Korrikut dhe Gushtit te aplikohet cmimi prej 1-2€ sepse shumica e pushuesve jane nevojtar …!

Shpresojme se kerkesat dhe propozimi jone do te mirekuptohet nga Qeveria Shqiptare, sepse Buxheti i Shtetit shqiptar edhe ashtu vjel te ardhura nga turistet nepërmjet sherbimeve dhe akomodimit ?!