Mposhti kancerin, rikthehet në vendlindje -” Në luftën time nuk isha vetëm”

Mposhti-kancerinShkruan: Beqir Sina

Është kthyer me ndihmën e Zotit dhe mjekësisë me shëndet të plotë, në gjirin e saj familjarë vajza 18 vjeçare nga Tirana, e cila prej sot do të të vazhdojë jetën, duke iu bashkuar prindërve,  të afërmeve të saj shokëve dhe shoqeve të jetës, të cilët kishin dalë e pritën në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës “Nëna Terese” duke i uruar me tufa me lule dhe tollombace “Mirëseerdhe – në mesin tonë Ambra”.

Ambra Meda – është rikthyer sot në Shqipëri pas 18 muajsh kurimi në një nga spitalet më të specializuara në botë për kancerin – në Gjermani, ku ajo ishte dërguar për trajtimin e kancerit. Kanë qënë të pafundëm njerëzit të cilët kishin mbërritur në aeroport për ta pritur atë, njoftojnë mediat shqiptare. Gazeta shkruajn se :”Mes emocioneve të para pas mbërritjes në Rinas, Ambra  ka treguar para gazetarve shqiptar se tashmë për të ka nisur një jetë e dytë dhe do ta shfrytëzojë atë në çdo çast të jetës së saj për të që qenë sa më afër atyre që kanë të njëjtin fat si ajo por që ndoshta nuk do të kenë mundësinë që ta mposhtin kancerin”.

Ajo u bë personazhi më i dashur edhe më frymëzues i rrjeteve sociale, gjatë kësaj kohe, në facebook dhe twitter – ku dhe angazhimi për t’i ardhur në ndihmë ishte befasues. Në këtë angazhim solidarizues u përfshinë edhe vëllezërit Keta, të cilët dhanë një ndihmë jashtëzakonisht të madhe, bashkëatdhetarët tanë në SHBA, si dhe media e masmedia kolegët e gazetarit të njohur Defrim Methasani( daja e Ambrës) – gazeta shqiptaro amerikane Illyria , gazeta Bota sot, Dielli.

Ambra Meda, luftoi në një betejë të gjatë me sëmundjen e kancerit dhe ia doli falë ndihmës së Zotit dhe mejkësisës. Ambrës, pas shumë e shumë terapish e stërmundimesh, u rivitalizua me shëndetin e saj . Ajo vazhdimish për sa qendroj në spital ndau me gjithë ndjekësit dhe mbështetësit e saj dashurinë dhe respektin për çdo njerin duke i faleminderuar të gjithë.

Spitali “Shvabing”,  ku Ambra ka qenë shtruar prej 18 muajsh,  thuhet se mbas suksesit  organizojë një feste të madhe në spital për shërimin e saj. Ata e kanë quajtur këtë rast, si një shembull që një vajzë shqiptare i dha botës në luften kundër kancerit dhe si një shembull të veçantë solidarizimi të treguar nga bashkëatdhetarët e saj –  frymëzim dhe thirrje për ndihmë – për të gjithe fëmijët shqiptar të prekur nga sëmundje të tilla.