Turqit hapin kompani në Ulqin, ja sa është numri i tyre

Rana, Ulqin

 

Gjithnjë e më shumë qytetarë turq po vijnë në Mal të Zi ku hapin kompani, blejnë pasuri të paluajtshme dhe nostrifikojnë diplomat. Avokatët dhe zyrtarët e agjencive të pasurive të paluajtshme që bashkëpunojnë me ta, thanë për Vijesti se shumica e tyre janë njerëz që largohen nga Turqia për shkak të një situate të paqëndrueshme politike ose nuk pajtohen me politikat e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, shkruan Ulqini Online.

 

Në më shumë se 440 kompani të hapura në Malin e Zi në vitin 2017, sipas të dhënave nga Regjistrit qendror të drejtorisë tatimore,  pronarët janë shtetas turq apo persona juridikë nga ai vend.

 

Numri më i madh i themeluesve të kompanive nga Turqia (pavarësisht nga data e regjistrimit) bëri regjistrimin e kompanive në Podgoricë 311, Budva 282, Tivat 83, Kotor 39, Ulqin 34, Tivar 24, Rozhaje -18, Herceg Novi 7, Bijelo Polje 5, Nikshiq 3 , Cetinje 2, Petnjica dhe Berane nga 1, raportohet nga Drejtoria Tatimore e Malit të Zi.