Gjonbalaj: NË PERKRAHJE TË ALBINIT

Vetëvendosja dhe kriza e brendshme – NË PERKRAHJE TË ALBINIT

Nga Esad Gjonbalaj

Themeluesi i Vetëvendosjes Albin Kurti ka merita te mëdha kombëtare që nga koha e daljes së tij në skenën politike kosovare, e edhe më herët me lëvizjen studentore të viteve të 90-ta. Në fillimet e aktiviteteve të saj kur Vetëvendosje ishte lëvizje e mirëfilltë pa pretendime për pushtet e kam përkrahur gjate kohës kur isha duke jetuar në Prishtinë .Ishin këto fillimet e saje ne horizontet e politikes kosovare , madje kam marrë pjesë në dy protesta të VV në Prishtinë para selisë së UNMIK-ut. E kam përkrahur sepse paknaqesite që shpreheshin ishin paknaqësi të popullatës, e kam përkrahur sepse gjithnjë kam vlerësuar dhe çmuar potencialin intelektual dhe kombëtar të Albinit si një bashkëkombas i zgjuar dhe vizionar. Edhe në vitet e 90-ta kam përkrahur LDK-në kur ishte lëvizje gjithëpopullore, por kurrë nuk e kam përkrahur LDK-në si subjekt politik në garë për pushtet. Ne gamen e aktiviteteve dhe qëndrimeve të mia parim kam që të përkrahi çështjen apo kauzen e jo subjektin apo individin. Kriza e fundit në VV është rezultat i rritjes së shpejtë e të papritur të VV, sepse populli gjegjësisht votuesi kosovar janë të lodhur dhe të ngopur me mënyrën se si (keq) udhëhiqet Kosova nga klasa politike e sotme. Po a e meritonte vizionari dhe simboli i nje energjie te re në politiken kosovare Albin Kurti një shpërfillje nga ata që vetë ju afruan atij dhe besuan në vizonin e tij, nga ata që krijuan emër nën vizionin e Albinit; Gjithsesi qe jo. Atëherë vallë ç’është gjithë kjo tendence e atyre që kinse u bënë emra e “dikusha” dhe ndërtuan njëfarë karrierë të kalbet politike nën sqetullat e Albinit, e sot kinse mi paskan hapur krahët, për tu bërë krah oponent i VV-se. Është ironike kjo kur dihet se në kohen kur Albin Kurti përfaqësonte UÇK-në burrërisht e trimërisht para pushtetit okupues serb po te njëjtit që krijuan emër në VV si udhëheqës te saje ishin duke jetuar në perëndim dhe asnjë kontribut nuk bën për çështje kombëtare. Dallimi është i madh në mes këtyre strukturave grabitese për interesa personale qe sot po ikin dhe vizionit largpamës të Albinit. Duke besuar në vetveten Albin Kurti i afroi aso kohe që të gjithë të pakënaqurit me politikën e deriatëhershme për rreth folesë se njohur si Vetevendosje, duke mos shoshitur askënd, por duke ua ofruar mundësitë e barabarta. Sot po ata që krijuan dhe ndërtuan emër afatshkurtër në skenën politike kosovare nën vizionin largpamës dhe kombëtar te tij, tradhetisht si edhe në mjaft raste gjatë historisë së kombit tonë tentojnë pas shpine ta groposin liderin, duke qene të udhëhequr nga pretendimet egoiste e të verbëra të tyre për pushtet.