SHF “Marshall Tito” fiton çmim në Panairin e arsimit në Novi Sad

I.P. SH.F. “Marshall Tito” Ulqin fitoi vendin e parë në Panairin nderkombetar të arsimit të mbajtur në Novi Sad ku me këtë rast i ndahet edhe diploma me medale te artë.

Siç mësohet nga drejtori i kësaj shkollë Arben Llunji, konkurenca ka qenë e madhe dhe ka pasur konkurues nga e gjthë bota.

Drejtori Llunji tregon se gjate ndarjes se cmimit jane ndëgjuar duartrokitje dhe brohoritje që kanë përkrahur vendimin e jurisë.