Për nder të Ditës së Ulqinit shumë aktivitete sportive të nivelit ndërkombëtar

Ulqini  nikoqir i aktiviteteve ndërkombëtare sportive

 

Për nder të Ditës së Ulqinit janë duke u përgatitur  një  sërë aktivitetesh sportive të nivelit ndërkombëtar. Ska dyshim që aktiviteti më i rënësishëm do të jetë Dejvis kup që do të tubojë  tenisierë të nivelit botërorë e që do të zhvillohet nga data 2- 8 prill. Pikërisht për atë se si janë duke shkuar përgatitjet per këtë  aktivitet u bë fjalë në takimin e inicuar nga kryetari Nazif Cungu e ku ishin ftuar  të gjithë subjektet që direkt apo indirekt mund te japin ndihmesën e tyre, mësohet nga Komuna e Ulqinit, shkruan Ulqini Online.

Për kryetarin Cungu të gjithë këta aktivitete do të jenë në shërbim edhe të ofertes turistike, pasi gjate ditëve te fillimprillit  ka paralajmerime  per ardhjen  e një numri të madh të mysafirëve. Ndërkaq ,Kryetari i Lidhjes së tenisit të Malit të Zi, Dimitrije Rashoviq, organizimin e  një aktiviteti të këtyre pëmasave sic është Dejvis kup e cilësoi mburrje për Malin e Zi ,Ulqinin e ne vecanti për ekipin e  tenisit Belvi si nikoqir. Ai edhe me këtë rast nënvizoi se Klubi i tenisit Belvi , jo pa qëllim është zgjedhur nikoqir,ky klub nënvizoi ai me punën e deritanishme ka  dëshmuar se me sukses të plotë  din  të organizojë aktivitete sportive të nivelit të lartë botërorë.

Të gjithë të pranishmit  e takimit shprehën gadishmëri për marrjen e obligimeve  me qëllim që cdo gjë të jetë gati për fillimin e  këtij aktiviteti që përvec sportistëve do të tuboje, adhurues të sportit, dilomatë, gazetarë dhe mysafirë të shumtë.