Në Kosovë po mbahet manifestimi tradicional ”Epopeja e UÇK-së”

Në Kosovë me datat 5,6 dhe 7 mars po mbahet manifestimi tradicional treditësh “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, në përkujtim të Adem Jasharit, që njihet si komandant legjendar i UÇK-së, dhe familjes së tij.

Njëzet vjet më parë në Prekaz të Skënderajt, gjatë një sulmi të forcave serbe të sigurimit në këtë fshat, janë vrarë mbi pesëdhjetë anëtarë të familjes Jashari.

Ndërkaq, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka marrë vendim që sot, në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës, ora e parë e mësimit t’i kushtohet historikut të Epopesë së UÇK-së.

Poashtu, shumë qytetarë të Kosovës por jo vetëm këto ditë po bënë homazhe te kompleksi memorial i Jasharajve në Prekaz.