Për Ditës e Mësuesit në Krajë do të shfaqet drama “Pranvera nuk vritet” të Fadil Krajës

Shkolla fillore Gjergj Kastrioti Skenderbeu, Krajë

Me rastin e Shtatë Marsit – Ditës së Mësuesit, seksioni i dramës të shkollës fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Krajë, për mësuesit, prindërit, nxënësit dhe për të gjithë dashamirët e artit skenik do të shfaq dramën “Pranvera nuk vritet” të dramaturgut të madh Fadil Kraja.

Dramën e ka vënë në skenë profesoresha e letersisë dhe e gjuhës shqipe Aishe Gjeçbritaj.

Shfaqja jepet të mërkurën më 7.03.2018 në Shtëpinë e kulturës në Ostros. Fillon në orën 19:00