Forca (nuk) heq dorë nga pozita e kryetarit të Komunës së Ulqinit

Parti kryesore që qeverisë me Malin e Zi, DPS e Millo Gjukanoviqit, në ditën në vazhdim do të nis bisedimet me partneret potencial për formimin e qeverisë vendore në Komunën e Ulqinit, e gjitha kjo bazuar një kumtesë të kësaj partie shkruan Ulqini Online.

 

Më heret DPS ka paralajmëruar se kanë qëllim se kuadri nga radhët e tyre të jetë edhe kryetari i Komunës së Ulqinit. Poashtu më herët bartësi i listës së DPS-it për zgjedhjet lokale në Ulqin, Loro Nrekiqi, ka deklaruar se do të bisedojnë me partite shqiptare dhe SD për formimin e qeverisë vendore në Ulqin.

 

Nga partia me e forte shqiptare Forca kanë deklaruar se në bisedime do të hyjnë pa kushtëzime kuadrovike, shkruan dn. Nuk dihet nëse ky qendrim nga ky subject paraqet edhe heqjen dorë nga pozita e kryetarit të komunës së Ulqinit. Javët në vazhdim do të japin përgjigje në këtë pyetje.

 

Pozitën e kryetarit të komunës që nga fillimi i sistemit shumëpartiak në Ulqin e kanë ushtruar kuadrot e partive politike shqiptare.