Kryetari Cungu takohet me përfaqësuesit e hotelit “Otrant”

Kryetari i Komunës Nazif Cungu priti sot përfaqësuesit e kompanisë Argos DOO që kane ne pronesi Hotelin Otrant në Plazhin e Madh.

Në takim u diskutuan një serë çeshtjesh me rëndësi për Hotelin Otrant edhe mbarëvajtjen e sezonit turistik duke e vlerësuar si shumë të rëndësishëm  funksionimin adekuat të këtij kompleksi. Përveç kësaj, u diskutua edhe bashkëpunimi i hotelit me klubet sportive që organizojne manifestime sportive në të ardhmen. Për këtë vlen të përmendet që Hoteli Otrant pritet të jetë i hapur edhe për Ditën e Ulqinit dhe gjatë periudhës të organizimit të Davis Cup-it dhe Fed Cup-it. Ndër të tjerat, u diskutua edhe për çeshtjet e tjera të cilat janë të rëndësishme si ndriçimi publik, rregullimi i gjelbërimit,  rregullimi i trotoareve dhe pjesëve të tjera për këmbësorët, çeshtja e funksionimit të kolektorëve dhe shumë gjëra të tjera të rëndësishme për sezonin turistik për atë teritor.

Në ditët e ardhshme pritet të mbahet një takim që do i trajtojë çeshtjet më të rëndësishme me një vemendje të posaçme duke e vlerësuar si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin e Komunës së Ulqinit me hotelierët dhe punonjësit e tjerë turistik.