DPS-i kryetarin e komunës, UDSH kryetarin e kuvendit

Në vazhdimin e seancës konstitutive të parlamentit të komunës së Tuzit, komunë në kuader të Kryeqytetit, të mbajtur ditën e sotme Fadil Kajoshaj, nga radhet e UDSH-së, për herë të tretë u zgjodh Kryetar i Kuvendit të Komunës së Tuzit, për të cilin votuan 20 këshilltarë nga radhet e pozitës, ndërsa keshilltaret nga opozita nuk moren pjesë në votim, shkruan malesia.org.

Sipas të gjitha gjasave në seancen e radhës do të jetë në rendin e ditës zgjedhja e Kryetarit të Komunës i cili siç është paralajmëruar edhe më heret do të jetë nga radhët e DPS-it.