KOTRIBUTI I SHOQATËS “ANA E MALIT” DHE KOMUNITETIT TË SAJ PËR KOSOVËN

(Me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe në prag të  20-vjetorit të Epopesë së UÇK-së)
Nga Xheladin Zeneli
       Shoqata “ Ana e Malit “ u themelu me 26 Janar 1997 në New York dhe mban emrin e trevës autoktone shqiptare e cila gjindet në territorin e Komunës së Ulqinit (nën administrimin e Malit të Zi), dhe ka për qëllim kryesor ruajtjen e traditave dhe identitetit shqiptar në diasporë si dhe angazhimin e saj në organizimin e aktiviteteve të ndryshme me karakter kombëtar në komunitetin e vet. Për një kohë të caktuar Shoqata funksionoi në kuadër të Fondacionit Kultoror Shqiptaro-Amarikan.
      Një vit pas themelimit të Shoqatës, kur filloi agresioni ushtarak ndaj Kosovës ,përkatësisht në fillim të muajit Mars 1998, e gjithë aktiviteti dhe veprimtaria e Shoqatës “ Ana e Malit”  ishte e përqendruar në mbledhjen e ndihmave financiare në përkrahje të vëllezërve dhe motrave tona të cilët po përjetonin sulmet barbare dhe terrorin e forcave të Serbisë si dhe ndihma financiare për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Që nga Marsi i vitit 1998 deri në Janar të vitit 1999 Shoqata “Ana e Malit” dhe aktivistët e saj, organizuan pesë aksione fond-mbledhëse për Kosovën:
 
       1. Sulmi në Drenicë dhe rënia heroike e Familjes Jashari në fillim të muajit Mars 1998 mobilizoi gjithë komunitetin shqiptar me ç’rast Shoqata ” Ana e Malit” , falë solidaritetit dhe bujarisë së  pjesëtarëve të komunitetit të vet, për një kohë të shkurtër mblodhi $55.000.00 dollarë të cilat u dorëzuan Fondit të Qeverisë së Kosovës, përkatësisht Degës së LDK-së në Bronx, si ndihma financiare për Drenicën.Ky aksion u realizu në at mënyrë që u zgjodh komisioni përkatës i mbledhjeve të ndihmave i cili në përbërjen e vet kishte nga një antarë përfaqësues të fshatrave apo vendbanimeve prej nga kanë ardhur bashkatdhetarët në Anë të Malit dhe kjo metodë u tregua shumë efikase; 
       2. Shoqata “ Ana e Malit” në bashkëpunim me Shoqatën Atdhetare ” Kraja” dhe me komunitetin e bashkatdhetarëve nga Ulqini organizuan aksionin e përbashkët  për grumbullimin e ndihmave financiare për UÇK-në, në lokalin “Micali Terrace”,në Brooklyn (NY), me 27 Qershor 1998, me ç’rast vetëm për disa orë u mblodhën $27,540.00 dollarë;
       3 .Prej Nëntorit 1998 e deri në Janar të vitit 1999,u realizu aksioni i tretë,me ç’rast  aktivistët e Shoqatës dhe të komunitetit anamalas,sipas sistemit të përfaqësimit të vendbanimeve, mblodhën edhe $12,000.00 dollarë të tjerë, me dedikim për UÇK-në ;
       4. Me 10 Janar 1999 është organizuar aksioni i katërt me moton “ Atdheu në Rrezik-Vendlindja Thërret “, poashtu në “Micali Terrace”, në Brooklyn (NY), me ç’rast u mblodhën $18,840.00 dollarë. Të gjithë mjetet financiare që janë mbledhur me dedikim për UÇK-në, janë dorëzuar Fondit “Vendlindja Thëret”,me seli në Bronx (NY).
        5. Një aksion tjetër  për mbledhjen e ndihmave financiare për UÇK-në, është zhvilluar gjatë fundit të vitit 1998 dhe fillimit të vitit 1999 me ç’rast janë mbledhur rreth $50,000.00 dollarë për Fondin “Vendlindja Thëret” në Bronx, kryesisht në komunitetin shqiptar në Staten Island. Për këto kontribute të mbledhura ka meritë kryesore anëtari i kryesisë së atëhershme të Shoqatës” Ana e Malit”, z.Osman Kallaba;
         Ndërkohë, mbi $14,550.00 dollarë të tjerë janë dorëzuar poashtu Fondit ” Vendlindja Thërret” në mënyrë drejtëpërdrejtë nga disa anëtarë të Shoqatës dhe nga pjesëtarët e komunitetit të Anës së Malit. Shuma dhe  numri i atyre që kanë kontribuar drejtëpërsëdrejti në Fondin “Vendlindja Thërret”,  ka mundësi të jetë edhe më e madhe.Duhet të përmendet fakti se disa pjesëtarë të komunitetit anamalas kanë kontribuar edhe përmes institucioneve fetare, për emrat e të cilëve Shoqata “Ana e Malit” nuk ka evidentim.
         Pas përfundimit të luftës ,Shoqata “ Ana e Malit ndihmoi  me shumën prej $ 1,000.00  ish ushtarin e Batalionit “ Atlantiku” i cili humbi njërën këmbë gjatë luftës në Kosovë, kurse në vitin 2002, me shumën prej $2,000.00 ndihmoi Familjen  Bytyçi, për sjelljen e eshtrave në SHBA ,të tre bijëve të tyre të cilët dhanë jetën dhe rënë dëshmorë për Kosovën,pra vëllezërit Ylli, Mehmet dhe Agron.
         Pra, gjatë kësaj periudhe  shuma e kontributeve për Kosovën arrin gjithësejt  afër  $200.000 dollarë. Me këtë rast duhet  theksuar fakti se në at kohë komuniteti i Anës së Malit ishte një komunitet relativisht i vogël në krahasim me komunitetet e tjera shqiptare në New York me rrethe.
         Shoqata “Ana e Malit”, përmes përfaqësuesve të vet ishte prezent me rastin e ceromonisë së betimit dhe nisjes historike për në frontin e luftës të Batalionit “Atlantiku” nga parku i hotelit “Royal Regency” në Yankers (NY), me 11 Prill 1999. Në mesin e atyre vajzave dhe djemëve të guximshëm shqiptar të Amerikës ishte edhe Faik ‘Frank’ Mehmedi, i cili ( për nga nana),është me prejardhje nga Ana e Malit.Pas kthimit nga lufta në Kosovë, në Festën e Përvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë ,në Nëntor 1999, z. Mehmedi i jepet mirënjohje e veçantë ,për guxim dhe sakrificë,nga Shoqata “Ana e Malit”.
 
       Angazhimi i Shoqatës “Ana e Malit “ dhe i mbarë komunitetit të saj ,në përkrahjen financiare dhe morale për Kosovën gjatë viteve 1998/1999 ,nuk ishte gjë tjetër vetëm një përmbushje e obligimit dhe detyrës, që e ndjen secili shqiptar ndaj kombit dhe atdheut të vet. Jemi krenar për faktin se Diaspora Shqiptare në SHBA,pjesë e së cilës është edhe  Shoqata “ Ana e Malit”, ka dhënë kontributin e vet historik për  lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.

 

        Me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës si dhe në prag të 20-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, kryesia e atëhershme e Shoqatës “Ana e Malit”,(pra kryesia e viteve 1998/1999), e cila ishte me këtë përbërje:
Xheladin Zeneli, kryetar,Skender Xhurreta , nënkryetar, Qemal Dushku , sekretar, dhe anëtarët e kryesisë,Osman Kallaba, Sefer Avdiu , Nikë Boga, dhe Vehbi Spahiu, falenderon të gjithë ata të cilët me ndihmat e tyre materiale u gjenden pranë Kosovës në ditët e saja më të vështira,megjithëse kjo ishte një përkrahje tepër e vogël në krahasim me ata që sakrifikuan jetën e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
 
LAVDI HERONJËVE DHE DËSHMORËVE !
 
KOSOVË,URIME 10-VJETORIN E PAVARËSISË !
 
 
16 Shkurt 2018
New York