Agron Ujkashi prezanton Servantesin dhe Dulcinean e tij, projekt i cili nuk fitoi (video)

Maketa ideore e Agron Ujkashit

Organizata Turistike e Ulqinit më heret kishte lajmeruar opinionin qe ka shpallur konkursin per punimin e skulpturës mbi figurën e Servantesit dhe Dulcinea. Pas kësaj shpalljeje janë paraqitur disa kandidatë nga vendi dhe rajoni, Komisioni i përbërë nga z.Qazim Muja – kryetar, Dr Nail Draga – anëtar dhe Mehmet Aloja – anëetar, njëzërit ka pru vendimin që vendi i parë ti takojë z.Bujar Vani i cili përveç dokumentacionit në formë të shkruar ka dorëzuar edhe figurën e punuar në skulpturë. Vendi i dytë i ka takuar z.Evis Kabilo kurse vendi i tretë z.Agron Ujkashi nga Ulqini, kështu jemi njoftuar nga drejtori i OT Ulqin Mr Fuad Haxhibeti.

Nga Ulqini në këtë konkurs kishte marrë pjesë dhe i mirënjohuri Agron Ujkashi, punimi i të cilit për fat keq nuk fitoi duke u rendituar i treti në konkurs.

Më poshtë mund të shikoni prezantimin e Servantesit dhe Dulcineas së tij nga vet z. Agron Ujkashi si dhe maketen fituese.