DPS mund të shtyjë zgjedhjen e organeve udhëheqëse në Ulqin deri pas zgjedhjeve presidenciale?

Një marrëveshje në mes subjekteve shqiptare në Ulqin për bashkëqeverisje për momentin, sipas njohësve të rrethanave politike, duket shumë larg ndoshta edhe e pamndur duke ditur kundërthëniet në mes tyre. Prandaj, sipas gjitha gjasave, timonin për formimin e shumicës së re në Ulqin do ta marrë DPS-i. Por edhe këtu mund të ketë ngecje.

Konstituimi i Parlamentit lokal në Ulqin e më pas zgjedhje e organeve udhëheqëse të Komunës së Ulqinit mund të marrë kohë kësja radhe në Ulqin. Rasti i Tuzit ku zgjedhjet lokale janë mbajtur në nëntorin e vitit të kaluar dhe se akoma nuk është përcaktu se kush do të jetë kryetari i komunës apo dhe i kuvendit, mund të jetë indikator se e njëjta gjë mund ta pres edhe Ulqinin.

Nëse në Tuz situata dallon pakëz nga ajo e Ulqinit sa i përket numrave, zgjedhjet presidenciale që do mbahen në 15 prill të këtij viti mund të jetë shkaku i vonesës së konstituimit të organeve udhëheqëse në Tuz dhe me mundësi që i njëtji fat të presë edhe Ulqinin.

Partia kryesore që qeveris në Mal të Zi, DPS-i, në zgjedhjet presidenciale do të ketë kandidatin e vet dhe votat shqiptare në këto zgjedhje, si në Tuz ashtu edhe në Ulqin, mund të jenë edhe vendimtare për përcaktimin e fituesit se kush do të jetë presidenti i ardhshëm i Mali të Zi. Rezultati i këtyre zgjedhjeve do të ndikohet edhe në masë të madhe edhe nga personi  që do të caktojë opozita në Mal të Zi. Një person opozitar koncensual dhe i përshtatshëm për një spektër më të gjërë mund të bëjë garën shumë interesante dhe të paparashikueshme. Pikërisht, në këtë pikë DPS mund të kalkuloj dhe të shtyjë zgjedhjen e organeve udhëheqëse në Tuz dhe Ulqin.

Edhe pse është shumë e vështirë të mendohet që ndonjë subjekt politik shqiptar të vendos të votojnë kundër kandidatit të DPS-it në zgjedhjet presidenciale, parti në pushtet në këtë pikë nuk mund të rrezikojë dhe të lë diçka kaq serioze rastësisë prandaj edhe mund të kalkulojë deri në fund.