Cilat parti shqiptare do ta votojnë përfaqësuesin e DPS-it për kryetar komunës të Ulqinit?

Pas euforisë së rezultatit të zgjedhjeve të së dieles ku subjektet shqiptare dolën me numra relativisht mirë, duket se situata ka ndryshuar dhe se të paktë janë ata që mendojnë se subjektet shqiptare do të bëhën bashkë për të formuar shumicën qeverisëse në Ulqin.

Dje, në një pronocim për cdm, i pari i DPS-it pët Ulqin dhe prijësi i listës së këtij subjekti në zgjedhjet e së dieles Loro Nrekiq  tha se ai pret që të bëhet kryetar i komunës. Nrekiqi shkoi edhe më larg dhe tregoi për planet e para të tij pasi të zgjedhet si kryetar duke paralajmëruar ”çistka” (pastrim) të kuadrove që nuk punojnë për ti zevendësuar ata me të tjerë. Në Komunën e Ulqinit pjesa më e madhe e të punësuarëve janë shqiptarë.

Për tu ba kryetar i Komunës së Ulqinit në mënyrë të të zbatojë planet e tija, Nrekiqit të DPS-it i duhen domosdo vota e subjekteve politike shqiptare. Nëse iu referohemi shifrave, Nrekiqit i nevoitet votat e së paku 2 subjekteve politke shqiptare në mënyrë që ai të bëhet kryetar i komunës.

Nëse vjen deri të kjo, që do të paraqiste rastin e parë nga fillimi i sistemit shumëpartiak në Ulqin që kryetar i komunës të mos jetë nga subjektet shiptare, do të jetë interesante të shihej se cilat parti poltike do të vendosin për përkrahje të përfaqësusit të DPS-it për të qenë i pari i Ulqinit.

Kujtojmë se subjektet poltike shqiptare nga zgjedhjet e së dieles fituan: FORCA – 9 këshilltarë, koalicioni ”Zgjohu Ulqin” -7 dhe UDSH -3 këshiltare që paraqesin shumicën prej 19 këshilltarëve nga 33 sa ka Parlamenti i Ulqinit.