Një mesazh për subjektet shqiptare në Ulqin

Lidhja Demokratike Plavë e Guci në një kumtesë për opinon iu drejtohet subjekteve politike shqiptare në Ulqin me një mesazh.

Mesazhin e plotë mund ta lexoni më poshtë.

Zgjedhjet lokale në Komunën e Ulqinit!

Bazuar në presionet, shantazhet e premtimet boshe që tash e 3 dekada populli shqiptar përjeton nga partia në pushtet (PDS apo DPS) mund të themi se ulqinakët nuk ranë viktimë e saj. 
Nga 33 këshilltarë të Kuvendit Komunal, subjektet shqiptare përsëri morrën shumicën, pra 19 të tillë.

Besojmë thellësisht se FORCA, koalicioni “Zgjohu Ulqin” dhe UDSH do ta çojnë në vend vullnetin e ulqinakëve duke u bërë bashkë në udhëheqjen e qytetit të bukur shqiptar!

Ky bashkim do të ishte i mirëpritur nga të gjithë, duke dhënë shpresë se shqiptarët mund të bashkohen për një qëllim më të madh.

Lidhja Demokratike Plavë e Guci uron që të ndodhë ky bashkim.

Urime dhe suksese!