Dr. Xhihan Abazoviqi ne Paris prezanton teknologjitë për shfrytezimin e derivateve të gjakut në estetikë

Dr. Xhihan Abazoviqi në Paris ka prezantuar teknologji të reja për shfrytezimin e derivateve të gjakut në estetikë

Nga 1 deri më 3 shkurt, në Paris mbahet konferenca e organizuar nga IMCAS, ku Dr. Xhihan Abazoviqi merr pjesë në cilësinë e ligjëruesit.

IMCAS është një nga ngjarjet më të mëdha në botë në fushën e estetikës, dermatologjisë, kirurgjisë palstike dhe degëve të tjera të mjekësisë.

Për madhështinë e takimit tregon fakti se janë regjistruar 8000 delegatë, kurse veç 100 ligjirues kanë ardhur në ftesë. Dr Abazoviqi është i vetmi nga Mali i Zi, i cili në Kongres dhe në demonstrimin e tij, ka paraqitur teknologjinë e “shfrytëzimit të derivateve të gjakut dhe qelizave amë në estetikë”.

Gjithashtu gjatë qëndrimit në Paris, nga ana e organizatorit iu dha mundësia për të demonstruar “target course” për përdorimin e plazmës së pasuruara me piastra.