Klubi basketbollit ”Ulqini” po kalon një vit shumë të suksesshëm

Me fitoren e djeshme ndaj KB Ibar ekipi i Ulqinit siguron pjesmarrjen ne superlige ku 4 vendeve të para i bashkohet Buduqnosti dhe Mornari (2 ekipe qe kan siguruar vendin ne cerekfinalen e Kupes Europes) duke formuar 6-shën qe do ndeshet per titullin.

”Nje sukses pas te cilit qendron programimi afatgjate ne KB Ulqinit. Puna dhe perkushtimi i jashtëzakonshem i trajnerit  D.Vujaçiq, gjithë lojtarëve dhe stafit drejtues e rikthen basketin e Ulqinit ne eliten e basketit të Malit të Zi. Besoj qe ky do jete nje marketing shum pozitiv per qytetin tone”, kështu shprehet njëri ndër udhëheqësit e Klubit të basketbollit Ulqini, z. Ilir Taflaj.

Në fund z. Taflaj falenderon të gjithë sportdashesit që  si asnjëherë mbushen pallatin e sportit, si dhe “aktoret”qe ndihmuan arritjen e ketij objektivi duke bërë ftesë që të jenë pranë ekipit në ndeshjet e mbetura ne menyre qe ekipi ta ndjeje mbeshtetjen sa më të madhe.