Shaptafi shpërthen ndaj Nrekiqit të DPS-it (video)


Kohë më parë i pari i DPS-it për Ulqin Loro Nrekiq kishte deklaruar se me ardhjen e DPS-it në Ulqin nuk do të ikin më të rinjët nga Ulqini. Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar Lëvizja qytetare URA përkatësisht Bartësi i politikës sociale të këtij subjekti Nevryz Shaptafi.

Shaptafi në një videodeklaratë është shprehur se deklarata në fjalë e Nrekiqit ”është një demoagogji e thatë sepse DPS është tash 27 vite në pushtetin qendror”.

Ndërsa sa i përket qeverisjes lokale në Ulqin dhe marrjes pjesë të këtij subjekti në te Shaptafi thekson se 12 viteve të fundit DPS-i ka qene dhe është pjesë e qeverisjes vendore
”Gjatë 12 viteve të fundit, vetëm 4 vjet DPS-i ka qenë në opozitë”, deklaron Shaptafi.

Shpatafi në këtë paraqitje tregon edhe një të dhënë zhgënjyese rreth emigrimit të popullsisë nga qyteti jonë ku sipas tij, vetëm në vitin 2016 nga Ulqini janë larguar mbi 300 të rinj që numerikisht është e barabartë me numrin e banorëve të një fshati relativisht të madh në Anë të Malit, Kravarit.

Për më shumë shikoni të plotë videon.

 

Nevryz Shaptafi

DEMASKIMI në 90 sekonda ! mbi deklaratën e Loro Nrekiqit, se me ardhjen e DPS-it në Ulqin nuk do të ikin më të rinjët nga Ulqini !DEMASKIRANJE DPS-a u 90 sekundi ! -Samo u 2017 godini je iseljeno preko 300 mladih iz Ulcinja,-27 godina ste na vlasti,-Uništili ste cijelu privredu grada,-Prije vašeg dolaska na vlast bili smo turistički giganti, -Ne vređajte inteligenciju građana!

Posted by URA Ulqin on Thursday, January 18, 2018