SHAI “ART club”: Mesazh ngushëllimi për vdekjen e Rexhep Çelikut

Ulqin,12 janar 2018- Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” nga Ulqini, ka ngushëlluar Ministrinë e Kulturës së Republikës së Shqipërisë me rastin e vdekjes së artistit të madh dhe emblematik,Rexhep Çeliku.Dhe ,nëpërmjet kësaj ministrie, kjo shoqatë,lidere e kulturës shqiptare në Mal të Zi,përcjell ngushëllimet te familja Çeliku dhe Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve të Shqipërisë. “ Personaliteti,me pamje fiziku prej strategu dhe artistit unikal të valleve tona kombëtare,ka mbetur i pa harruar edhe për adhuruesit e artit në Ulqin dhe në qendrave tjera etnike shqiptare në Mal të Zi.Valltarët tanë të rinj, madje,jo vetëm se e kanë pasur idol edhe model se si duhet interpretuar vlerat tona folklorike në skenë ,duke mbetur ikonë , edhe në përmasat ndërkombëtare ”,- thuhet ndër të tjera në mesazhin e ngushëllimit të SHAI “Art club” të Ulqinit.