Nju Jork: Organizim me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut

Kisha “Zoja e Shkodrës”, New York në bashkëpunim me Federatën Panshqiptare “Vatra” , me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, më 17 janar 2018 organizon shënimin e kësaj date historike të kombit shqiptar.

Mesha shenjte celebrohet në Kishën “Zoja e Shkodrës” në ora 5:00 të mbrëmjes, dhe Simpoziumi kushtuar 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut fillon në ora 6:00 në Qëndrën “Nënë Tereza”.

Në simpozium marrin pjesë përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në New York, si dhe të ftuarit special, nga Shqipëria: Prof. Romeo Gurakuqi, historian; nga Kosova: Prof. Fahri Xharra, publicist; nga komuniteti shqiptar: Dr. Azeta Kola, historiane dhe perfaqësues i Federatës “Vatra” Dr. Pashko Camaj.

Për informata më të hollsishme mund t’a kontaktoni Koordinatorin: Leonardo Berishaj tel: 917-592-5757