Vdes ish-gjyqtari i futbollit kosovar Beqir Hoxha nga Shtodri i Anës së Malit

Ka ndërruar jetë ish-gjyqtari në futbollin kosovar, Beqir Hoxha, lajm ky që ka pikëlluar dashamirët e futbollit kosovar.

Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka ngushëlluar familjen Hoxha.

Në telegramin e ngushëllimit Vokrri thotë:

E nderuara familje e z. Beqir Hoxhës!

Me pikëllim e dhembje e morëm lajmin për vdekjen e z. Beqir Hoxha, ndaj në emrin tim, të KE të FFK-së, klubeve dhe adhuruesve të futbollit, Ju shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe të sinqerta Juve dhe gjithë të afërmeve.

Kontributi i Beqir Hoxhës ka qenë shumë i madh sidomos pas pavarësimit të futbollit të Kosovës në ndarjen e drejtësisë dhe më vonë edhe si kontrollorë, duke kaluar shumë sfida. Ishte një njeri i dashur, profesionist i vërtet e i respektuar nga të gjithë.

Z.Beqir Hoxha do të kujtohet gjithmonë me pietet, dhe me respekt nga të gjithë.

Presidenti i FFK-së

Fadil Vokrri

Beqir Hoxha u lind në Shtodër të Anës së Malit, kurse me vite të tëra punoj dhe veproj në Kosovë, ku ishte njëri nga gjyqëtarët më të njohur të shtetit më të ri në Ballkan.