Anëtar i Këshillit të Bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, Mark Gjonaj bën betimin zyrtar

Ilustrim

Nga Bashkia e Nju Jorkut, Beqir SINA

Mark Gjonaj, është dekoruar nga ish Presidenti i Shqipërisë zoti Bujar Nishani me dekoratën “Nderi i Kombit”, me motivacionin: “Një ndër shembujt e suksesit të shqiptarëve të Amerikës – për ruajtjen dhe mbajtjen e vlerave kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”

NEW YORK CITY : “Sot, zyrtarisht u betova të bëhesha Këshilltar i Bashkisë së Qytetit të New Yorkut, për Qarkun e 13-të në Bronks. Unë jam edhe një herë mirënjohës ndaj popullit të Qarkut për të më besuar të jemë përfaqësuesi i tyre në Këshillin e Nju Jorkut. Unë premtoj se do të vazhdoj të luftoj për një Bronks më të mirë dhe jam i gatshëm të shkoj në këtë detyrë mbas një ekesperience të bukur në Albany, duke përfaqësuar të gjitha lagjet tona që janë unike dhe të larmishme nga përbërja e komuniteteve të saj përfshirë shqiptarët e mi” tha për INA Mark Gjonaj.

Ish asamblesiti demokrat i Nju Jorkut, zoti Mark Gjonaj, njëhereshit edhe shqiptari i parë në historinë e emigracionit të shqiptarve të Amerikës, i cili kohët e fundit fitoi zgjedhjet speciale për Këshillin e Qarkut 13, është betuar, dje të mërkurën e, më 3 Janar 2018, në një ceremoni zyrtare të mbajtur në sallën e Këshillit Bashkiak në Manhatan.

Kryetari i Këshillit për këtë ligjistaturë është demokrati Corey Johnson, i cili në krye të 50 anëtarve shoqëroi më pas ceremoninë në një zyrë të Bashkisë, ku më pas çdo anëtarë i Këshillit të Bashkisë përsëriti betimin solemn të zyrës së kryer nga një Gjykatës i Gjykatës Supreme të Nju Jorkut.

Këshilli i Bashkiak i qytetit të Nju Jorkut, u betua në Bibël, për të mbështetur kushtetutën e shtetit të Nju Jorkut, dhe për t’u angazhuar për të bërë më të mirën, në bazë të aftësisë së çdo anëtari para se të marrë detyrën.

Në ceremoninë e Këshilltarve, ishin të pranishëm edhe anëtar të familjeve të tyre, gratë dhe fëmijët, kongresitë të zonave përkatse, Majori i qytetit Bill De Bllasio, votues dhe zyrtar të lart të Nju Jorkut, përfshirë kongresistin Joseph Crowley, dhe Presidentin e Bronxit Ruben Diaz Jr., të cilët i shprehen urimet e tyre, Mark Gjonajt.

“Është një eksperiencë shumë e bukur, për të marrë këtë detyrë, tash edhe në qytetin më të madh të botës, është një nder dhe pervilegj për të përfaësuar ata që më votuan dhe më besuan, mua” tha Gjonaj për pozitën e tij të re, duke shtuar se : ”Është përgjegjësi e madhe në të njëjtën kohë, mbasi ka shumë punë për të bërë”.

Sa i përket lëvizjeve të tij të para në detyrë, pra nga Asambleist në Anëtar i Këshillit të Bashkisë së Nju Jorkut, qytetit më të madh në SHBA, metropolit të botë, Mark Gjonaj i tha INA, se ai ka shumë ide.

Gjonaj aktualisht po punon me organizata të ndryshme për kërkesat e buxhetit të tyre për të siguruar që qarku i tij në Bronx të marrë një pjesë të drejtë të financimit të qytetit.

“Dua të sigurohem që zgjedhësit e mi do të përfitojnë nga buxheti i qytetit të Nju Jorkut”, tha Gjonaj.

Gjonaj këtë fund viti si Këshilltar i ri, ka qenë gjithashtu duke u takuar me banorët e Autoritetit të Strehimit të NYC dhe ka marrë pjesë nëpër shumë festime me rastin e festave të fund vitit me të gjitha komunitetet përfshirë komunitetin shqiptar në Nju Jork.

Mark Gjonaj shkruan shtypi lokal e kupton se përmirësimi i kushteve të NYCHA do të jetë një projekt afatgjatë.

Tani për tani, ai po përpiqet të zbatojë ndryshimet e menjëhershme në pronat e NYCHA duke bërë përmirësime të vogla por të rëndësishme, si zëvendësimi i bulbeve të prishura, kështu që korridoret do të jenë më të sigurta.

Ai gjithashtu po punon me grupe të larta për të ndihmuar në ofrimin e programeve falas për drekë për të moshuarit, përfshirë këtu ngritjen edhe të një “Shtëpie pleqesh” për të moshuarit shqiptarë në Bronx.

Në fillim të Marsit, Gjonaj tha se do të zhvendosë zyrën e tij tre blloqe më tij ish zyrës së Jimi Vaccës, në një vend më qendror në cepin e rrugës Broadway në pjesën e poshtme të qytetit të New Yorkut, afër me godinēn e Bashkisë.

Gjonaj ka lindur dhe është rritur në Bronx – New York, dhe prindërit e tij kan emigruar nga Reçi i Ulqinit në SHBA.

Mark Gjonaj, është dekoruar nga ish Presidenti i Shqipërisë zoti Bujar Nishani me dekoratën “Nderi i Kombit”, me motivacionin: “Një ndër shembujt e suksesit të shqiptarëve të Amerikës – për ruajtjen dhe mbajtjen e vlerave kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”

Zona ku ai do të shërbejë mbulon pjesën më të madhe të Bronxit në jug, duke përfshirë lagjet që jetojnë më së shumti shqiptarët.

Ai zëvendësoi këshilltarin Jimmi Vaca i cili u largua nga posti i tij për të marrë një punë tjetër, mbasi i përfundoi dy mandatet.

Ai do të duhet të kandidojë përsëri në nëntor 2021.

Këshilli i Qytetit të Nju Jorkut është organi ligjvënës i Qytetit të Nju Jorkut. Ajo ka 51 anëtarë nga 51 rrethe të këshillit përgjatë pesë rretheve.

Këshilli shërben si një kontroll kundër kryetarit të bashkisë në një model të qeverisë “të fortë” të këshillit bashkiak.

Këshilli vëzhgon performancën e agjencive të qytetit dhe bën marrjen e vendimeve për përdorimin e tokës, si dhe ligjvënjen për një sërë çështjesh të tjera.

Këshilli i Qytetit gjithashtu ka përgjegjësinë e vetme për miratimin e buxhetit të qytetit dhe secili anëtar është i kufizuar në dy mandate të njëpasnjëshme në detyrë dhe mund të kandidojë përsëri pas një afat katërvjeçar.

Kreu i Këshillit Bashkiak quhet Kryetar, dhe aktualisht është Corey Johnson, një demokrat.

Kryetari vendos axhendën dhe kryeson në mbledhjet e Këshillit Bashkiak.

Legjislacioni i propozuar paraqitet nëpërmjet Zyrës së Kryetares së Kuvendit.

Ata janë 47 anëtarë të Këshillit Demokratik të udhëhequr nga udhëheqësi i shumicës Jimmy Van Bramer. Tre anëtarët e këshillit republikan udhëhiqen nga udhëheqësi i Pakicave Steven Matteo. Ka një vend të vakant.

Këshilli ka 35 komisione me mbikëqyrje të funksioneve të ndryshme të qeverisë së qytetit. Secili anëtar i këshillit mblidhet së paku në tri pozita, zgjedhje ose nënkomisione (të listuara më poshtë).

Komisionet e përhershme takohen të paktën një herë në muaj. Kryetari i Këshillit, Udhëheqësi i shumicës dhe Udhëheqësi i Pakicave janë të gjithë anëtarë ex officio të çdo komiteti.

Anëtarët e Këshillit zgjidhen çdo katër vjet, me përjashtim të dy mandateve dyvjeçare përgjatë njëzet viteve, për të lejuar redistribuimin midis termave për shkak të regjistrimit kombëtar.