Përmbytet rruga Ulqin – Kllezen (foto)

Shiu i dendur i shoqëruar me breshër gjatë orëve të drekës së ditës së marte ka bërë që aksi i rrugës Ulqin – Shkodër, në dalje të qytetit, të përmbytet dhe të vështirësojë kalimin e automjetëve.

Gjatëm kësaj kohe ndalimi i qarkullimit ka qenë mjaft i gjatë dhe shumë automjete e kanë pasur të pamundur që të kalojnë. Disa automjete të tilla edhe e kanë bllokuar në tërësi qarkullimin në këtë pjesë të rrugës.

Orët e mbrëmjes situata është normalizuar por që akoma ka mjaft ujë në rrugë si pasojë e mosfunksionimit apo bllokimit të kanaleve derdhëse.

Më poshtë mund të shikoni disa foto nga gjendja e ditës së sodit.

Foto: Studio Hit Montenegro