Tenisti nga Ulqini Nermin Hoxha fitues i turneut Masters Seniors Albania

Nga data 23 deri me 27 dhjetor në Tiranë është mbajtur turneu Masters Seniors Albania 2017.

Tenisti nga Klubi Bellevue i Ulqinit Nermin Hoxha arrit të shpallej kampion i këtij turneu. Hoxha në finale fitoi ndaj  Genajd Shypheja nga TK Tirana me rezultatin e pastës 2:0 (7-5: 6-1).

Në këtë mënyrë tenisti nga Ulqini përmbylli me sukses këtë vit të sukseshëm sportiv.