16 ekipe për turneun e futbollit të vogël në Ulqin, ja të gjithë pjesëmarrësit dhe grupet

Turneu i futbollit të vogël që pritet të mbahet ditët në vazhdim në qytetin e Ulqinit ka grumbulluar një numër të madh të ekipeve që do të marrin pjesë.

Të gjithë sytë e amatorëve të këtij sporti tashmë janë të drejtuar nga dy ekipet tradicionalisht favorite për titull: Ana e Malit dhe Kraja. Kësaj radhe duket se konkurenca do të jetë shumë më e fortë dhe favoritet kryesor dë ta kenë vështirë që të arrijnë të parët në cak. Prizreni, Budva, Vllaznia, Nikshiqi , Podgorica apo edhe ekipet nga Ulqini nuk do të jenë kafshatë e lehtë për favoritet.

Njëri ndër organizatoret e këtij turneu Skendo Rexha ka treguar edhe për ekipet pjesmarrëse si dhe grupet e krijuara pas shortit të sotëm. Turneu fillon me datë 15 dhjetor dhe ndeshje do të luhen në sallën e shkollës së mesme të Ulqinit. Siç mësohet organizatoret tashmë i kanë përfunduar të gjitha përgaditjet pasi një natë më parë ka filluar turneu i më të vegjëve.

Më posht janë të gjitha grupet dhe ekipet pjesëmarrëse në turneun e futbollit të vogël që do të mbahet në Ulqin.