Peticion për korridorin Adriatik – Alpe, rruga që do lidh Shkodren dhe Gjakoven

Korridori-alpe-adriatikAshtu siç ishte paralajmëruar në dhjetor të vitit të kaluar, Shoqata “Drini” në Gjakovë dhe në Shkodër, ka nisur nënshkrimin e peticionit, përmes të cilit tenton të bindë Qeverinë e Shqipërisë dhe atë të Kosovës që të mos e harrojë investimin në rrugën kombëtare Adriatik – Alpe, konkretisht rrugën që lidh Gjakovën dhe Rrafshin e Dukagjinit me Shkodrën dhe Shën Gjinin.

Sipas kryetarit të kësaj shoqate në Gjakovë, Halil Ahmeti, tash e dy ditë ka filluar nënshkrimi i peticionit në mënyrë elektronike, ndërsa gjatë ditëve të ardhshme do të nisë nënshkrimi i peticionit të drejtpërdrejtë, shkruan Zëri.

“Kemi filluar me nënshkrimin e peticionin në mënyrë elektronike dhe po shihet se interesimi i qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë për ta nënshkruar këtë peticion”, shprehet Ahmeti.