Serbia e Mali i Zi i ofrojnë ndihmë Shqipërisë pas përmbytjeve

javanews.al

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, i ka ofruar ndihmë materiale dhe teknike Shqipërisë e cila po përballet me përmbytje të mëdha.

“Qeveria dhe institucionet e Malit të Zi do t’ju dalin në ndihmë në kufij të mundësive”, ka porositur Markoviq kolegun e tij shqiptar, Edi Rama.

Markoviq shprehur keqardhjen e tij për përmbytjet e mëdha që kanë goditur Shqipërinë, posaçërisht për shkak të viktimës dhe dëmeve të mëdha materiale.

 Veç Malit të Zi, ndihmë ka ofruar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Sipas njoftimit zyrtar për media, Vuçiq ka shprehur edhe keqardhjen e tij për përmbytjet dhe ka thënë se “Serbia është e gatshme t’i ofrojë përkrahje teknike dhe ndihmë Shqipërisë në parandalimin e pasojave më të rënda të kësaj katastrofe natyrore”.