INVESTIMI NUK I KALON MILIONAT QË BËHEN DËME ÇDO VIT

Nga Ing. Dod DOÇI

 

 

Shqipëria, këto ditë, është nën ujë nga përmbytjet e reshjeve të shiut e vërshimet e lumenjve. Sigurisht, dihen të dhënat hidrometeorologjike për të gjithë lumenjtë kryesorë të vendit tonë. Ato janë aty, të sakta, publike.

Lumenj të shumtë e përshkojnë vendin tonë nga Lindja në Perëndim dhe në drejtime të tjera, ku shumica e tyre derdhen në detin Adriatik e disa në detin Jon.

 

Lumenjtë më të rëndësishëm, të radhitur sipas prurjeve mesatare shumëvjeçare të ujit, janë me këta tregues: Buna – 44 km i gjatë, me prurje uji 652 m 3 /sek.; Drini – 285 km i gjatë, me 340 m 3 /sek.;  Vjosa – 272 km i gjatë, me 210 m 3 /sek.; Semani – 281 km i gjatë, me 95  m3 /sek.; Mati – 115 km i gjatë, me 74  m3 / sek.; Shkumbini – 181 km i gjatë, me 60 m 3/ sek. ujë.

 

Një plan kombëtar investimesh, afatshkurtër dhe afatmesëm, i studiuar nga inxhinierë hidroteknikë, mendoj se e zgjidhë këtë problem… Investimi nuk i kalon milionat, që bëhen dëme çdo vit në Shqipëri.

 

 

Florida, SHBA, 2 nëntor 2017

 

__________________

Në foto: Ing. Dod Doçi – në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës në Vatikan, 4 shtator 2016. Më 26 maj 2017 u prit në audiencë nga Papa Francesku në Selinë e Shenjtë.  Presidenca e Shqipërisë e ka dekoruar Dod Doçin me Urdhrin “Nënë Tereza” më 30 qershor 2017.