Shtetasi rus i dyshuar për 40 vrasje arrestohet në Mal të Zi

Ndal-policiaNjë shtetas rus i akuzuar për 40 vrasje është arrestuar në Mal të Zi. Ai quhet Ivan Bagayev, i njohur si Tolik. Në Mal të Zi ai qëndronte me anë të një pasaporte ukrainase.

Siç shkruan lapsi.al, Tolik dyshohet gjithashtu se ka furnizuar me armë një prej grupeve kriminale më gjaksorë në Rusi, të drejtuar nga Aslan Gagiyev. Kjo bandë është përgjegjëse për vrasje të shumta në Osetinë e Veriut, gjatë pushtimit rus të vitit 2008.

Bagayev pritet të ekstradohet drejt Rusisë.