Vazhdon bojkoti i mësimit nga nxënësit shqiptarë në Tuz, ja kë akuzojnë

Këshilli i Prindërve i Shkollës fillore ”Mahmut Lekiq” në Tuz ka daluar me një kumtesë për opinion. Në këtë kumtesë ata tregojnë së fëmijët e tyre akoma vazhdojnë bojkotin e mësimit të Gjuhës italiane dhe se problemi akoma nuk është zgjidhur.

Kumtesën e Këshillit të prindërve të kësaj shkolle mund ta lexoni të plotë më poshtë.

KUMTESË PËR OPINION

Këshilli i Prindërve i SHF” Mahmut Lekiq” në Tuz

  Edhe pas tre muajsh bojkoti,  në Shkollën Fillore Mahmut Lekiq në Tuz vazhdon diskriminimi i nxënësve shqiptarë.   Institucionet dhe subjektet politike kane rënë në gjum të thellë ,  asnje përpjekje  e tyre për zgjidhjen e situatës!!!!!

Të dashur prindër , të nderuar qytetar

         Siç jeni në dijeni, që nga fillimi i vitit shkollor, më se 100 nxënës të katër paraleleve të shkollës fillore në Tuz,  po bojkotojnë mësimin e orëve të italishtes ku mësimi zhvillohet në gjuhën joshqipe.  Mirëpo, që në fillimi duam të themi se askush deri tani , pothuajse nuk ka bërë asgjë për të përkrahur kërkesën tonë të drejtë për t’ i thënë STOP diskriminimit të fëmijëve tanë. 

Sot ,  të enjtën më 30 nëntor , drejtoria e shkollës  thirri një mbledhje të prindërve të katër paraleleve  ku  bojkotohet mësimi…  Një pjesë e konsiderueshme e prindërve , në praninë edhe të nxënësve  që bojkotojnë, me padurim priten të marrin pjesë në të , me shpresë që drejtoria , më në fund ka gjetur një zgjidhje, por fatkeqësisht edhe kësaj here asgjë serioze!!

Drejtori i shkollës z. Nikollë Dukaj duke hapur mbledhjen tha se drejtoria është e pafuqishme ta zgjidhin problemin në fjalë duke arsyetur  me demagogjinë e tij shembullore se për këtë nuk ka kuadër dhe se  zgjidhja e vetme është kthimi i nxënësve në klasë…  Po ashtu edhe sekretari i shkollës e Juristi  z. Pashko Vulaj, duke dashur ta plotësojë demagogjinë e drejtorit, tha se drejtoria ka shpallur konkursin për orët e lira-pra për ato të italishtes ku mësimi bojkotohet, por sipas tij konkursi është tërhequr sepse ska kuadër.. Demagogjitë e drejtorit dhe satelitit të tij i kundershtuan ashpër prindërit të cilët thanë se do ta bojkotojnë mësimin deri në zgjidhjen përfundimtare të problemit, madje kërcënuam me bojkot total nëse problemi nuk zgjidhet urgjentisht..

     Ata thanë  se konkursi për orët në fjalë as që është shpallur  dhe prindërit  nuk janë aq naiv që të bien pre e gënjeshtarve të gatuara nga  drejtoria që me asgjë nuk ngjajnë në udhëheqës të  një institucioni edukativo-arsimorë! Prindërit me këtë rast ia kujtuan drejtorit dhe juristit të shkollës se nëse nuk ka kuadër në tregun e punës brenda vendin, ligji parashet që këtë ta kërkojnë tek vendet e rajonit,  siç ka vepruar shkolla fillore ” Dacaj “në Dacaj të Rozhajës , por edhe kjo u prit me një cinizëm të kësaj alla- kupole të shkeljes së ligjit!

 Edhe pas kësaj që ndodhi sot,  sellja e drejtorit dhe satelitëve të tijë , në koordinim edhe  me ministrinë e Arsimit nuk i  ka çuditur , e as që i çudit prindërit… E themi këtë sepse  edhe drejtori i Drejtorisë për arsimin e pakicave,  z. Marash Dukaj,  i cili është i deleguari politik i Alternativës Shqiptare  , tash tre muaj as që ka bërë diçka në këtë drejtim. Madje, me bidje të plotë  mund të themi se  ai në heshtje ka miratuar e po miraton shkeljet në fjalë,  çka ne konsiderojmë se  përgjegjësia është sa e tija aq edhe  e subjektit që e ka deleguar në këtë post..

        Ajo që po çuditë dhe po shqetëson prindërit është  heshtja dhe mosveprimi i  Ministrisë së pakicave.   Duhet thënë se ministri z. Met Zenka më bashkëpuntorin e tij,  z. Leon Gjokaj që në fillim të bojkotit priti përfaqësuesit e Këshillit të pindërve, të cilëve u premtoi se problemi do të zgjidhet urgjentisht dhe , poashtu urgjentisht do të shkarkohet edhe drejtori..  Këto premtime të ministrit  u perseritën edhe në takime të rastësishme  me përfaqësus të prindërve , por në realitet të gjitha pa asnjë rezultat!!!

  I vetmi që në fillim ka qënë mbështetës i fuqishëm i kërkesave të prindërve ishte Këshilli Kombëtarë i Shqiptarëve.   Si z. Genci Nimanbegu ashtu edhe anëtari ,Pal Dreshaj , por edhe kryetari i Komisionit për arsim , Ismet Kallaba ishin në kontakt të përhershëm me prindërit.    Madje, z. Nimanbegu, përveç se mori pjesë në mbledhjen e Këshillit të Prindërve,  në zyrët e tij në Podgoricë priti edhe përfaqësusit e prindërve për tu njoftuar me gjendjen faktike dhe për të parë se si mund të zgjidhen  sa më parë problemet  në fjalë, por të gjitha kto pa sukses..

Këshilli i prindërve , e shikonte Këshillin kombëtarë, por edhe  Ministrinë e pakicave si shpresën e vetme ku mund ti adresojë problemet dhe të kërkojë zgjidhjen e tyre, duke e ditur se të dy këto institucione janë themeluar dhe ekzistojnë vetëm e vetëm  për të mbrojtur të drejtat e pakicave si dhe realizimin e plotë të tyre..

Por sot pas tre muajësh , bindja jonë, me të drejtë  është zbehur pasi rezultati i angazhimit të  tyre është i barabartë me një Zero të madhe…  Se a janë të paafta apo të pafuqishme,  këtë ne smund ta themi,  por mund të themi se skan bërë asgjë që  ta ndalin diskriminimin  ndaj nxënësve shqiptarë.. Ata nuk bënë as  gjënë më të vogël që mund të  ta bënin-  mbështetjen morale publike, por edhe kjo mungoi.

   Tepër shqetësusese poashtu, për prindërit është edhe heshtja e të gjitha subjekteve politike  pa përjashtim, e në veçanti të atyre shqiptare.. Është e çuditshe se për bojkotin e  më se 100 nxënsve  dhe shqetsimin e më se  200 prindërve,  për tre muaj askush  prej politikanve  nuk e pa të udhës ta thotë një fjalë…   As  Alternativa Shqiptare, e cila e  ka të deleguarin e vet politik  në Ministrin e arsimit,  për çudi nuk e tha një fjalë të vetme..

Të zhgënjyer dhe të shqetësuar në maksimum  për atë që u tha më lartë ne si prind pyesim;

 -Për çka  dhe pse ekziston Këshilli Kombëtar dhe kujt i sherben ai;

-Për çka  dhe pse ekziston Ministria e Pakicave dhe kujt i sherben ajo

– Për çka dhe pse janë formuar partitë shqiptare dhe kujt i shërbejn ato?

 Duke pritur përgjigje në këto pyetje , ne si prindër publikisht ju themi se,  edhe përkundër  kërcnimeve  dhe etiketimeve poshtëruese   që po na bëhen,  nuk do të ndalemi në kërkesat tona  të drejta për fëmijët tanë.  Si prindë, edhe  pse  pa mbështetje të akujtë ,  ne nuk do të zbrapsemi, por dita ditës , do bëhemi edhe më të fortë dhe më këmngulës  për të drejtat e ligjshme tonat,  duke mos  lenë asnjë gurë pa levizur në çdo adresë, vetëm e vetëm të ndalin këtë praktikë diskriminuese për arsimnin shqip..

   Me respekt

Këshilli i Prindërve