“PSE T.V. BOINI– KOHA JAVORE–DHE ALI SALAJ– ISHIN KUNDËR NIKË GJELOSHAJ DHE PARTIVE SHQIPARE TË MALËSISË?”


Gjekë Gjonlekaj/New York

Në kulmin e fushatës politike të Malësisë, korrespondenti i Zërit të Amerikës në Mal të Zi, Ali Salaj kishte dërguar një kronikë nga Tuzi me  komentetet e analistëve që ai i kishte zbuluar atë ditë për herë të parë. Nuk e dij pse por ata thanë shumë fjalë të këqia për udhëheqësit e partive  politike shqiptare të Malësisë. Komentuesit i thanë Ali Salaj fjalët më poshtëruese që ekzistojnë në fjalorin politik shqiptar, duke i quajtur bartësit e listave: karrieristë të shitur që kujdesen vetëm për karrikat e tyre, e jo për interesat e popullit. Kronika e Ali Salaj ishte një sulm kundër aspiratave politike të Malësisë. Ai kishte shkuar në Malësi vetëm për të  fyer kandidatët malësorë. Pse Ali Salaj nuk bisedoi me kandidatin e Partisë në pushtet Halil Dukoviqin i cili i tha T.V Boin se nuk do të ishte mirë që në Tuz të vendosej permendorja e Gjergj Kastriot Skenderbeut. Ai tha se Gjergj Kastrioti nuk është hero i atij vendi. Sipas Dukoviqit hero është Ibrahim Dema Dresheviq dhe ai meriton përmendoren në Tuz e jo Skenderbeu. Bile ky gjoja politikan  u tallë me ata që kërkojnë vendosjen e përmendores së heroit tonë kombëtar në Tuz. Ky analfabet i historisë ballkanike dhe evropiane i quajti “patriot”adhuruesit e Kastriotit. Është fatëkeqësi që ky antishqiptar e antimalësor do të udhëheq nesër atë qyqe komune sakat.  Pse Ali Salaj nuk  shkoi për të pyetur Halilin për këto poshtërime të historisë së kombit tonë. Në vend se të komentonte antishqiptarizmin e Partisë në pushtet në krye me Dukoviqin u sul kundër tre shqiptarëve që së paku nuk janë kundër Skënderbeut ashtu siç ishte Halili i Tuzit. Pozita e shqiptarëve dhe e malësorëve me Halil Dukoviqin ështe si pozita e breshkës me lepurin. Luan koqe ky matrapaz me personalitetin më të madh të historisë sonë kombtëre. Halil Dukoviqi propozoi që në vend të Gjergj Kastriot-Skenderbeut të vendoset permendorja e Ibrahim Demës  Dresheviqi, njëri prej stalinistëve më të shquar të Malit të Zi, i cili e edukoi Tuzin dhe tërë Malësin me luajt bixhoz ditë e natë. Dhe në kohën time në Malësi ishte turp loja e bixhozit. Djemt e Malësisë që luanin bixhoz ishin të përjashtuar nga familja. Pra heroi  i Halilit do të  kujtohet për stalinizëm dhe për bixhoz e jo për ndonjë vepër kombëtare shqiptare. Ai kishte një furrë buke në Tuz dhe atyre që nuk kishin mundësi për të paguar aty për aty ua jepte verësi. Merre sot e paguaj nesër. Halili nuk është aq i pashkollë, dhe bëhet pyetja pse nuk e mësoi gjuhën shqipe, e jeton në Tuz e në Malësi tash 65-vjet. Halil a ke vënë re që ambasadori anglez në Prishtinë ose ambasadori  amerikan në Tiranë e flasin më mirë gjuhën shqipe se ti që jeton e punon me shqiptarë për më shumë se 6 dekada. O Halil aga nuk je më rodit se anglezët e amerikanët që e mësojnë gjuhën shqipe aq bukur. Kush je ti o i shkret me e përbuz gjuën shqipe. Ali Salaj do të ishte mirë të bisedonte me ty ose me ata antimalësorët si Halili që e poshtërojnë Malësinë për ditë.

Pak para zgjedhjeve në Malësi kisha përgatitur një shkrim për Kohën Javore në mbështetje të Nikë Gjeloshaj. Shkrimi im ishte thjeshtë një opinion. Kisha deshirë që të fitonte Nikë Gjeloshaj. Bile e kisha shpjeguar se nuk e kisha parë kurrë në jetë. Por të gjithë malësorët e pranojnë se familja e Nikë Gjeloshaj është njëra prej familjeve më fisnike të Malësisë. Kisha deshirë që një pinjoll i kësaj familje të aktivizohet në jetën politike serioze të Malësisë. Shoqëria amerikane i nderon  djemt ose vajzat e familjeve të njohura. Respektin për familje të mira e kisha mësuar në Malësi, por e mësova edhe më shumë në Shtetet e Bashkuara. E gjithë historia e librave të shejtë ka lidhje me familje heroike dhe fisnike. Edhe veprat e mëdha të letërisë botërore janë personazhet e familjeve të mëdha e të mira. Nuk kisha asnjë interes material as moral për fitoren e Nikë Gjeloshaj. Më kishte pëlqyer shumë akti i tij kundër enciklopedisë shoviniste malazeze. Në opinionin tim nuk kisha thënë asnjë fjalë të keqe për partitë  tjera ose për kryetarët e tyre. Unë nuk e dij politikën e Malësisë, sepse nuk jetoj atje tash një gjysmë shekulli. Artikulli  nuk ishte vetëm për Nikë Gjeloshaj por ishte edhe për disa çështje të tjera që kanë të bëjnë me Komunën e Tuzit. Aty flitej për gjuhën shqipe për historinë tonë dhe për dobësimin e përditshëm të historisë dhe kulturës shqiptare. Siç duket Ali Salaj kishte harruar se edhe unë kisha punuar gjithato vite për Zërin e Amerikës dhe për shtypin shqiptar në Evropë dhe në Amerikë. Ali mbase ke harruar  që kam botuar gjithato vepra shqip e anglisht për kulturën shqiptare. Nuk shkruaj dhe nuk i bëjë këto komente për afirmim personal,sepse tash është  tepër vonë për afirmim. Pastaj Kohën Javore e kam ndihmuar me gjithë shpirt. Ali mos e harro kohën e Ali Podrimjes. Nuk kisha dëgjuar që Nikë Gjeloshaj iu kishte bërë ndonjë të keqe në nivelin personal. Nga ana tjetër “Koha Javore” nuk është gazeta juaj, por është e gjithë shqiptarëve në Mal të Zi. Më në fund shkrimi im për Nikë Gjeloshaj ishte opinion dhe gazeta mund të distancohej nga ky opinion, që sipas jush ishte aq i keq. Fjala e lirë dhe mendimi i lirë janë baza e të gjitha shoqërive demokratike dhe të qytetëruara. Bile kisha cituar Mahatma Gandin për problemin e varfërisë. Nikë Gjeloshaj nuk e quajta Makroni i Amerikës as i Shqipërisëas as i Kosovës, vetëm i Malësisë. Pra ia përshtata këtë emër Malësisë e jo Rusisë. Pra Makronin e Francës ia përshtata Malësisë. Ky mendim i lirë vjen nga New Yorku e jo nga ndonjë fshat i prapambetur ballkanik i lënë pas dore dhe nuk bëhet për lavdi personale por për inkurajim. Ali kështu veprove edhe me vdekjen e Dr. Zef Lucaj në Detroit. Kohët e fundit po i nderon më shumë miqte se të vërtetën. U kushton faqe të tëra bejtaxhive e jo intelektualëve.

Edhe T.V. BOINI veproi njësoj si gazeta”Koha Javore”. Bëri çmos që të mos fitojnë partitë politike shqiptare. U vu në shërbim të Millo Gjukanoviqit dhe të Partisë në pushtetet në Tuz. E kishte ftuar Gjukanoviqin në studio dhe në vend se t’i bënte pyetje për gjendjen e shqiptarëve në Malësi i bënte pyetje për kufirin mes Kosovës dhe Malit të Zi. Merrej me një problem që nuk është punë e Malësisë. Demarkacioni është problem i Evropës, i Amerikës, pastaj  i Kosovës dhe i Malit të Zi. Asnjë pyetje nuk ishte për problemin e papunësisë në Malësi.  Nuk iu bë pyetje pse nuk u hap kurrë një uzinë ose fabrikë e vogël për punësimin e rinisë së Malësisë e cila po largohet nga vendlindja çdo ditë. Millo Gjukanoviqit nuk iu bë asnjë pyetje për largimin masiv të shqiptarëve nga trojet e tyre në Mal të Zi. Pse nuk u pyet për mosinkuadrimin e shqiptarëve në punët e ndryshme të qeverisë qëndrore? Pse nuk u pyet për kolonizimin e tokave të Malësisë njësoj si ndërtimet e hebrejeve në Bregun Perendimor. Pse nuk u pyet kush e drejton Ministrinë e Diasporës të Malit të Zi dhe pse nuk e drejton një shqiptar, për faktin se 90 për qind të diasporës të Malit të Zi e përbëjnë shqiptarët. Disa njohës të mirë të çështjes shqiptare në Mal të Zi që jetojnë në Amerikë thonë se shqiptarët e Malit të Zi në Evropë dhe në Amerikë nuk kanë të drejte vote në Mal të Zi. Pse nuk e pyetën Gjukanoviqin për këtë çëshje e shumë probleme të tjera të Malësisë. Ata që kryesonin listat e partive shqiptare meritonin më shumë kohë e respekt. Ata mund të ftoheshin për intervistë një nga një e jo të gjithë së bashku grumbull si të ishin në një dhomë paraburgimi të hetuesisë. Mos harroni ju gazetarët e Boinit dhe te Kohës se fjala e lirë dhe opinioni i lirë janë garantuar në nenin e parë te Kushtetutës së Shteteve te Bashkuara.

Edhe Sandra njësoj si Aliu nuk donte të dëgjonte zërin e malësorëve, sidomos të Nikë Gjeloshaj. Ia dërgova shkrimin për ta lexuar dhe bile dy herë i shkrova, duke ia shpjeguar  që ky është opinion dhe kurrgjë më shumë. Nuk e mori parasysh se kishte frikë se Nika mund të fitonte ndonjë votë më shumë dhe kjo mund të ishte e rrezikshme për Partinë e Gjukanoviqit dhe besnikëve të tij në Tuz dhe në Malësi. Studiot e T.V.Boinit ishin përgatitur për mrekulli për Gjukan Pashën e Karadakut. Boini nuk i përfilli fare mendimet e malësorëve tjerë të diasporës. Diaspora serioze e Malësisë ishte fyt e krye për fitoren e partive shqiptare dhe kishin bërë shumë për afrimin e tyre. Ata kishin premtuar një lloj afrimi pas zgjedhjeve dhe nuk u ba nami që vepruan në atë mënyrë. Në demokraci ndarjet janë të zakonshme dhe afrimet bëhen vetëm për interesa partiake. Bashkimet siç mendojnë disa bëhen vetem në diktatura. Tri parti shqiptare në Malësisë nuk ishte ndonjë coptim i madh. Mospërfillja e “Kohës Javore” dhe T.V Boninit kontribuan në humbjen e tyre, por kontributin më të madh për këtë humbje e dha Millo Gjukanoviqi me besnikët e tij. Fushata e tij ishte tepër agresive kundër malësorëve edhe pse shkoi nëpër disa shtëpia për t’u qitur pluhur sysh se gjoja ua do të mirën malësorëve.. Po ky dashamirë kaq i madh i shqipptarëve si nuk e mësoj një fjalë shqipe në jetën e tij. Ata që nuk e duan gjuhën e shqiptarëve dhe historinë e tyre nuk e duan popullin shqiptar. Gjukanoviqat e Dukoviqat dhe shërbëtorët e tyre nuk ia duan të mirën Malësisë. Mjaftë me rrëna e kaçarrëna. Gjukan Pasha u vërsul ditët e fundit në Tuz dhe në Malësi. Ia mësyni Kajmekam Halilit për të siguruar fitoren e Partisë së tij. I futi në atë shtëpinë e propagandës në Tuz dhe i detyroi që të gjithë të dalin shtëpi për shtëpi për të siguruar sa më shumë vota. Duke patur në dorë gurin e arrën korri fitore, bile shumicën te malësorët. Malësorët ia dhanë votën Gjukan Pashës dhe Kajmekam Halilit. Ky duet mundsisht nesër fut në këtë mes edhe një faqezi tjetër siç është Rexhep Erdogani dhe kështu e bejnë Tuzin qëndër kryesore të aspiratave të tyre otomane. Ata i ka çua djalli i mallkuar për të shuar gjuhën shqipe, historinë dhe kulturën tonë kombëtare. Pa këto, malësorët do të bëhën skllav të kohës moderne. Malësi mos u dorëzo, sepse ke qëndruar heroike edhe në kohëra më të vështira. Mos harroni se diaspora është shumë e shqetësuar për vendimin tuaj të 26 nëntorit. Nëse vazhdoni kështu do ta humbisni edhe mbështetjen e diasporës atdhetare shqiptare.