PËRDORIMI DHE NGRITJA E FLAMURIT KOMBËTAR NË KRAJË DHE ORGANIZIMI I SHENIMIT TË TË 28 NËNTORIT NDËR VITE

Nga Ali Gjeçbritaj
Flamuri shqipatr ruan  identitetin kombëtar kudo që jetojnë shqipatrët. Ky flamur ka mbajtur gjallë qenien tone ndër shkuj duke u rezistuar pushtuesëve sidomos gjatë shekullit XX.
Flamuri është dëshmi e besnikërisë ndaj atdheut dhe ndaj kombit.
Përdorimi i flamurit kombëtar  në ish-Jugosllavi ndryshonte varësisht nga klima politike: herë lejohej përdorimi, e herë ndalohej – si i tekej pushtetit komunist. 

Shqipatrët në Republikën Federative të Jugosllavisë pas rënies së Aleksandër Rankoviqit iu lejue përdorimi i flamurit kombëtar kuptohet së bashku me flamurin shtetror dhe flamujt e republikave (Serbi, Maqedoni, Mal të Zi). Shqipatarët në Malin e Zi edhe pse në aspektin administrativ iu” binden” flamurit shtetror, dhe republikan identitetin e vet e shprehen permes flamurit kombëtar. Për të dëshmuar besnikërinë ndaj identitetit kombëtar dhe çeshtjes shqiptare, shqipatrët gjithmonë e kanë mbajtur në zemër flamurin kuq e zi.
Objekt i këtij shkrimi është përdorimi i flamurit kombëtar në Krajë. Kur u mor vendim nga Lidhja Socialiste e Popullit Punues që të përdoret flamuri shqipatar? Për sa kohë u përdor ai në kohën e njëmëndësisë komuniste? Kur filloi në nënqiellin e Rumisë të festohet Diata e Flamurit në mënyrë të organizuar? etj.
Duke shfletuar në arkiva hasa në një vendim që ia vlen të shenohet, po e citoj: “Konferenca lokale e Lidhjes Socialiste të Popullit Punues (LSPP) nën kryesinë e kryetarit, shokut Osman Aruçeviq”, në mbledhjën e mbajtur më 29.XII.1970, ku morën pjesë edhe shokët:Svetozar Vuletiq, sekretar i KK të LK të Tivarit dhe Savo Vukmanoviq, kryetar i KK të LSPP të Tivarit Aprovoi Vendimin mbi zbatimin e pikes së tretë të Vendimit që muar Konferenca Federative  e Lidhjes Socialiste të Popullit Punues të Jugosllavisë në Beograd më 12.XI.1970 lidhur me trajtimin e barabartë dhe të drejtën e përdorimit të flamujve të kombësive si ata të kombeve në RSFJ, si dhe miratoi Vendimin lidhur me përdorimin e flamurit kombëtar shqiptar në Krajë kraha me flamurt shtetrorë dhe partiak, në jetën private dhe zyrtare si dhe më mënyrën e përdorimit të tyre”. Populli i Krajës iu gëzua pa masë këtij vendimi, kështu që me rastin e festës së Vitit të Ri flamuri kombëtar u valvit lirshëm edhe në institucionet shtetrore për here të pare në Krajë.Në jetën private s’do mend se flamuri tashti përdorej lirshëm dhe pothuaj nuk pati ndonjë gazmend fomiljarë-dasma që nuk ngritej ky flamurë, kuptohet krahas falamurit shterorë. Rinia intelektuale që tashmë nuk ishte e paktë të cilët studimet i kishin kryer apo studionin në universitetin e Prishtinës dhe në qendrat tjera të arsimit në Kosovë kishin sjellë në Krajë një frymë tjetër, frymë të re, frymën kombëtare. Tashti edhe vajzat në qëndisjet e tyre për pajën e e nusërisë e qëndisnin flamurin kombëtar dhe e venin në kornizë. Padyshim kjo një kthesë e rëndësishme në vetëdijësimin kombëtar të  populates. Më këtë, siç dukej iu dha një goditje e forte njëmëndësisë dhe mosbarazisë së popujve ish Jugosllavi, sidomos shqipatrëve.
Përdorimi i lire i simboleve kombëtare zgjati në Krajë deri kah fundi i vitit 1981. Demostratat e këtij viti në Kosovë u bënë shkas që pushteti i asaj kohe të  nisë aksionin e diferencimeve të ashtuquajtura politike, të luftojë me masa administrative dhe deklarative iredentizmin dhe nacioanlizmin shqiptar, siç thuhej atëherë. Edhe në Krajë nisën të ndiqen dhe përcillën intelektualët dhe veprimtarët që mbronin ineresat e popullit shqipatr, kombësinë  e vet nga tjetersimi që u përgatitej nga pushteti monist. Luftonin njëmëndësinë e tj. Ndiqeshin në forma të ndryshme ata që ishin shkolluar në Kosovë, ajka e intelegjencës në Krajë. Strukturat politiko shoqërore të kohës pothuaj nuk kishte ditë  që nuk mblidheshin në mbledhje të jashtëzakonshme për të denuar irredentizmin dhe nacionalizmin shqipat, siç shpreheshin atëbotë. Kulmi i ndjekjeve politike arriti pas seminarit famkeq të Ulqinit të fund shtatorit 1981. Pas këtij seminari shumë intelektualëve të Krajës iu bastisën shtëpitë për të gjetur edhe flamurin që s’do mend se asnjeri nuk e mbante të fshehur. Pasojat individuale dhe kolektive të këtij seminari janë të njohura gjithandej. Pas gjihtë këtyre ngjarjeve shqipatrët në Malin e Zi u privuan nga shumë të drejta të arrituara deri atëherë, shumë sish u cunguan. Edhe  përdorimi i flamurit u ndalua . Në një natë vjeshte  policia në errësirë të natës ,në fshehësi të territ dhunshëm hoqi flamurin shqipatr nga institucionet në Krajë.
Perudha kohore nga fundviti i 1981-shit deri në dhjetorin e vitit 1992 është periudhë kohore kur flamuri kombëtar nuk u valvit lirshëm në Krajë, as në institucione e as në kremtime familjare. Kranjanët e sfiduan këtë ndalesë dhe në dasmat e tyre nuk valiste asnjë flamur. Është ky pa dyshim kundërshtim dhe rezistencë e pashoqe ndaj pushtetit, një sfidë e gjallë.
Mbetet e shkraur me shkroanja të arta data 16 dhjetori i vitit 1992, kur Dega e Krajës e LDnëMZ, në tubimin zgjedhor  në Ostros pas 11 vitesh ngriti flamurin kombëtar. Kjo ditë për Krajën është një rilindje e dytë e përdorimit të simoleve kombtëre në nënqiellin e Rumisë. Merita e LD në MZ është shumë e madhe në këtë drejtim. Duhet theksuar se ky subjekt kombëtar në Krajë që nga formimi i degës (21.10.1990) në vazhdimësi e ka festuar solemnisht Ditën e Flamurit. Pas vitit 1992 festimi i 28 Nëntorit është organizuar nga dega me program të larmishëm kulturor e artistik. Deri me formimin e KNSH-së në Krajë shenimin e Festës së FLamurit e ka organizuar vetëm Dega e LD-së.
Duhet theksuar me këtë rast se vite me radhë Dega e Krajës me këtë rast ka organizuar mbrëmje ku janë lexuar kumtesa për Flamurin, Pavarësinë e shtetit Shqipatr, Ismail Qemalin etj. Këtu vlen padyshim të cekim kumtesën: “Flamuri kombëtar simbol i kombit dhe i shtetit shqiptar” më autor Muharrem Hardolli (kryetari i parë i degës, 1990-1998). Mes shumë manifestimeve të organizuar nga Dega e Krajës po përmnndi me këtë rast ate të vitit 2001 ku u dha recitali:”Valon i lirë flamuri i Skënderbeut”, përgatitur nga Aishe Gjeçbritaj me nxënës të shkollës së Krajës, pastaj koncerti i dhënë nga SHKA “Kraja” me pjesëmarjën e këngëtarëve të njohur,  Myzafer Koliqi, Vesel Pelinku, Luigji etj. Manifestimet  e Ditës së Flamurit që ka organizua dega e Krajës kanë qenë orë të mëdha historie kombëtare dhe mbrëmje të këndshme argëtimi.
Duhet cekur në fund se për katër vjet me radhë në Krajë festimin e 28 Nënorit e ka organizuar Këshilli Nacional i Shqipatrëve në Mal të Zi. Me ndryshimin e përbërjës së Këshillit Kombëtar pas Kuvendit të dytë të elektorëve, mbajtor në vitin 2014 anëtarët e Kuvendit të elektorëve e anashkaluan Krajën. Në këtë mënyrë rezulltoi se Kraja në përbërjen e re  mbeti pa anëtarë të mirëfilltë në këtë përbërje të Këshillit Kombëtar të Shqipatrëve në Malin e Zi, kështu që  domosdoshmërisht organizimin Ditës së Flamurit iu desh ta marrë përsipër  Dega e LD në MZ