Mësuese Jasmina Hasa dhe nxënësit e saj apelojnë që të ndihmohet nxënësja dhe shoqja e tyre Adea Dervishaga (video)

Gazetari i RTMZ përkatësisht i emisionit në gjuhën shqipe Mozaiku, z. Haxhi Shabani, kohë më parë ka realizuar një kronikë shumë emocionale dhe mjaft të arrirë që kishte të bënte me nxënësen e klasës së V-të të shkollës fillore ”M. Tito”, Adea Dervishaga.

Mësuese Jasmina Hasa, nxënësit e saj por edhe udhëheqësia e shkollës apelojnë fuqishëm tek të gjithë njerëzit që sipas mundësive të ndihmojnë nxënësen dhe shoqen e tyre Adea Dervishaga.

Adea vuan nga Paraliza cerebrale dhe gjatë gjithë kësaj kohe është duke vijuar aksioni i mbledhjes së ndihmës për shërimin e saj në një spital jashtë Malit të Zi.

Për më shumë mund të shikoni videon e plote të marrë nga RTMZ.