E pabesueshme, ja pagat marramendëse të këshillave drejtuese në ndërmarrjet publike në Ulqin

Ndërmarrjet publike në qytetin e Ulqinit, pothuajse të gjitha kanë probleme me financat e tyre. TV Vijesti ka bërë një kronikë mjaft interesante reth situatës në këto ndërmarrje dhe ka publikuar disa shifra të pabesueshme rreth pagave të drejtoreve dhe anëtarëve të këshillave drejtuese të këtyre ndermarrjeve. Duhet shtuar se këto ndërmarrje kanë edhe udhëeheqitë e tyre.

Të gjitha ndërmarrjet kanë këshilla drejtues mjaft të mëdha.
Kështu, Radiotelevizioni Ulqini ka këshillin prej 5 anëtarëve ku kryetari paguhet 200€ ndërsa anëtarët nga 150€. E njëjta situatë është edhe në NP “Për kultivimin dhe mbrojtjen e egërsirave – Ulqini”.

Në Ndërmarrjen ”Ujësjellësi dhe Kanalizimi” këshilli drejtues ka 7 anëtarë ku kryetri i këshillit drejtues ka pagën 380€ ndërsa anëtarët nga 300€.

Në ”Qendren për kulturë” këshilli drejtues numëron 7 anëtarë dhe kjo ndërmarrje vetëm vitin e fundit anëtarëve të këshillit drejtues i’u ka paguar mbi 40 mijë euro, që është një e pesta e buxhetit të këtij instituti.

Këtu duhet shtuar se pjesa më e madhe e këtyre ndërmarrjeve kanë probleme të mëdhaja më funksionim për shkak të problemeve financiare si dhe shumë nga ta kanë numër të madh të pagave të pashlyera ndaj punonjësve të tyre. Mjafton shkaku i fundit që të mendohet se këtë paga janë marramendëse për kryetaret dhe anëtarët e këtyre këshilla drejtuese.