Drama e deportimit të familjeve shqiptare përfshinë edhe një grua shqiptare me 3 fëmijë

Nga Beqir SINA – New York
CHESHIRE, CT – Mbas rastit kur pas 30 vitesh në SHBA, ku riti tre fëmijë, punoi dhe pagoi taksa, në Sterling Heights, Detroit, MI, Zahrija Puroviç, u deportua javën e kaluar për në Malin e Zi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kan kërkuar dëbimin një nënë tjetër shqiptare, e cila është Denada Rondos, nëna e tre fëmijëve lindur në Amerikë.
Shqiptarja e martuar me një Estonez, Denada Rondos, 32 vjeç, ishte planifikuar të deportohej, sot në vendin e saj të origjinës në Shqipëri të hënën natën, por çdo gjë ka ndryshuar me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Dytë.
Simbas shtypit vendas Denada erdhi në SHBA, 15 vjet më parë me një pasaportë të rreme. Ajo u largua nga Shqipëria, sipas avokatit të saj për t’i shpëtuar persekutimit fetar dhe përdori një emër të rremë për të marrë një pasaportë dhe një vizë, thanë avokatët e saj.
Ajo më vonë u martuar me një estonez i quajtur Viron Rondos, i cili është një qytetar me shtetësi amerikane, i ardhur në SHBA, 30 vjet më parë.
Veron Rondos nga Estonia, tha televizioni Kanal 3, zotëron restorantin e famshëm në qytetin  Cheshire CT, “Estonian Rondo Osteria” dhe shqiptarja Denada Rondos, gruaja e tij, është menaxhere për financat në atë biznes.
Megjithatë, Denada Rondos, e cila nuk ka të kaluar kriminale, mori një urdhër deportimi në vitin 2007. Ajo tha se është takuar dhe ka bashkëpunuar me zyrtarët e emigracionit, që nga ajo kohë.
Ajo u tha në shtator të këtij, viti kishte marrë një letër nga zyra e emigracionit, ku asaj i ishte kërkuar deportimi nga SHBA.
Avokatët e saj thanë se sot të hënën, ajo dhe tre fëmijët e saj të vegjël duhej të hipnin në një aeroplan në aeroportin e JFK-së, për t’u kthyer në Shqipëri. Fluturimi i saj për në Shqipëri, nga autoritetet e emogracionit  ishte planifikuar në ora 10:30 të mbrëmjes.
Mirëpo, Erin O’Neil-Baker, i cili është avokati për Denada Rondos, ka paraqitur një vendim i cili ka ardhur menjëher, duke kërkuar qëndrimin e saj  deri në pritje të një vendimi të Gjykatës së Shkallës Dytë. 
Prandaj, dhe depertimi e Denada Rondos, është anulluar me vendim Gjykate, mbasi nuk është i sigurt kthimi i saj në Shqipëri, ndërkohë, që vendimi i Gjykatës së Rrethit të Dytë, është në pritje, deklarojë avokati i saj.
“Nuk mund të jem më mirënjohës të gjithve që na mbështetën, qytetarve, autoriteteve amerikane. Ata kanë qenë përtej mbështetjes së treguar, duke treguar dashamirësi, në këtë kohë të trishtuar me çështjet e emigracionit. Nuk e prisnim kurr këtë vendim për qendrimin tim “tha Rondos, duke qarë para Gjykatësve.
“Kemi punuar së bashku në New York City, për rreth dhjetë vjet më parë dhe u martuam në vitin 2008 dhe mblodhëm së bashku disa para sa për të hapur këtë restorant, në qytetin tonë, Cheshire CT, këtu ne ishim të bekuar që po jetonim ëndrrën amerikane, “tha Veron Rondos, i cili është burri i Denadës, me të cilën ai ka tre fëmijë.
Në këtë çështje u përfshi edhe Senatori demokrat i Konektikat, Richard  Blumenthal. ”Ky lehtësim i përkohshëm është shumë i kënaqshëm,” tha ai duke shtuar se : “Ky, është vetëm një hap dhe ne do të vazhdojmë luftën për këtë familje në mënyrë që ata të mund të qëndrojnë së bashku në këtë vend, përgjithmon ku ata kanë një biznes dhe ata kanë kontribuar në komunitetin e tonë”.
Ndërsa, avokati i kësaj çështje O’Neil-Baker, i tha Channel 3, se ardhja e këtij vendimi do të thotë se klientja e tij, tani  ka një shans të fortë që ajo të falet dhe të lejohet të kthehet në SHBA përgjithmon.
Një zyrtare e kishës në qytetin ku çifti Rondos, jeton, shkroi një letër autoriteteve të emigracionit në mbështetje të Denada Rondos. Ajo u kërkoi atyre t’i jepnin asaj “çdo konsideratë të mundshme për të qëndruar në Shtetet e Bashkuara, dhe për të vazhduar rrugën e saj drejt shtetësisë amerikane”.
Ky është një hap në një rrugë të gjatë, por jam mirënjohëse për përpjekjet e të gjithë atyre që kanë punuar kaq shumë për ta mbajtur Denadën këtu”, tha Esty, që shërben në kishën, ku falet çifti Rondos.
“Arsyeja dhe drejtësia kanë mbizotëruar përkohësisht për familjen Rondos. Ndihma e dhënë sot do t’u japë atyre mundësinë që ata të jenë në gjendje të ndjekin vendim i Gjykatës më drejtë dhe të plotë së bashku si familje, këtu në Konektikat, ku ata zotërojnë dhe drejtojnë një biznes dhe kontribuojnë në komunitetin e tyre “, tha senatori Blumenthal, në një deklaratë trasmeton Channel 3.