Amaneti i Riza Rexhës

 

Mbrëmjen e së dieles në Galerinë e Qendrës për Kulturë në Ulqin”, nën organizimin e Shoqatës së Artistëve dhe intelektualëve “Art Club” u bë përurimi i dy librave të pëprkthyera në gjuhën malazeze të autorit, tashmë të ndjerë,  mr. Riza Rexhës.

Librat në verzion në gjuhën malazeze “Ulcinj za vrijeme Albanske prizrenske lige 1878 – 1881« dhe »Ulcinj i politika Crne Gore 1881 – 1912 » shumë vite më parë janë botuar në gjuhën shqipe.

Për biografinë dhe krijimtarinë e mr. Riza Rexhës folën mr. Ismet Kallaba, dr. Nail Draga dhe dr. Edmond Malaj kurse në emër të familjes të pranishmit i përshëndeti Osman Rexha.

Një fakt interesant tregoi dr. Nail Draga gjatë fjalës së tij dhe që ka të bëjë me një dëshirë dhe amanet të Riza Rexhës. Siç u shpreh Draga, Riza Rexha nuk arriti të përmbyll edhe me disa libra që kanë të bëjnë me disa periudha të rëndësishme në historinë e Ulqinit. Periudhat për të cilët bëhet fjalë janë vitet 1912 – 1918, 1918 – 1941 dhe përiudha gjatë luftës së II-botërore.

Mbetet tashmë në historianët e rinj që këtë amanet të profesorit të ndjerë Riza Rexha ta përmbushin.