Futboll: Fitore e Otrantit në mes të pakënaqësive të shikuesve, mjaftojnë Rudaj e Divani

Në ndeshjen e xhiros së XV-të të ligës së dytë futbollistike të Malit të Zi ekipi Otrant Olimpik nga qyteti jonë arriti një fitore me shumë mund kundër ekipit Igallo me rezultatin e ngushtë 2:1.

Një pjesë e parë afër perfektes ku spikasin lojtarët e rinj vendas V. Rudaj dhe Z. Divani, shënues të dy golave për ekipin tonë, por të përkrahur më së miri nga M. Divanoviq, A. Rudaj, Senika, Alibegu dhe të tjeret ishin momentet më të bukura ndoshta të këtij gjysëmviti për ekipin e Otrant Olimpik. Si rezultat i lojës së bukur erdhen edhe dy gola model për nga mënyra e realizimit.

Çdo gjë ndryshoi në pjesen e dytë ku ekipi i Ulqinit pësoi një rënie të pashpjegueshme. Largimi i dy lojtarëve të rinj dhe më të mirët e pjesës së parë, Rudaj e Divani, ndryshoi shumë në lojën e ekipit vendas. Lojtarët që zevendësuan nuk arritën në nivele të duhura.

Çdo gjë kulmoi  pas polemikave të njërit prej tyre (nr. 11) me shikuesit, të cilët i kërkonin angazhim më të madh. Nga ai moment  atmosfera në shkallët e stadiumit ra ndjeshëm por çka ishte më keq edhe më shum ra niveli i lojës.

E vetmja gjë e mirë  kësaj ndeshje ishte fitorja dhe tre pikët e marra si dhe paraqitje shumë e mirë e të rinjve të ekipit nga qyteti i Ulqinit në pjesen e parë të ndeshjes.

Pas xhiros së XV-të tabela e klasifikimit duket si më poshtë.

# Ekipi ND. FIT. BAR. POR. G+ G- GR PIK.
1. Berane 15 10 2 3 29 15 14 32
2. Mladost Lješkopolje 1970 14 8 4 2 25 12 13 28
3. Mornar 14 7 5 2 23 7 16 26
4. Lovćen 15 7 5 3 21 15 6 26
5. Bokelj 15 6 7 2 20 9 11 25
6. Jezero 14 6 3 5 14 17 -3 21
7. Otrant-Olympic (-3) 15 6 5 4 26 15 11 20
8. Igalo 15 4 4 7 15 19 -4 16
9. Ibar 15 3 6 6 9 18 -9 15
10. Jedinstvo 14 4 2 8 8 23 -15 14
11. Cetinje 14 1 3 10 7 27 -20 6
12. Čelik 14 1 2 11 7 27 -20 5