Lista e Alterantivës Shqiptare për zgjedhjet lokale në Tuz

Ish deputeti Nik Gjeloshaj dhe i pari i listës Alternativa Shqiptare për zgjedhjet lokale në Tuz ka publikur edhe emrat tjerë të cilët do të kandidojnë për Kuvendin komunal në këtë qytet.

Gjeloshaj listën e këtij subjekti e ka cilësuar si shumë të mirë dhe që është ”më e përgatitur që mund të sjell ndryshimin që i duhet Malësisë!”.

Më poshtë mund të lexoni postimin e z. Gjeloshaj në faqen e vet në fb si dhe listën me emrat nga ky subjekt për këto zgjedhje.

Miq të nderuar, 

Të gjithë bijem dakord që gjatë këtyre viteve me qytetin tonë është udhëhequr në mënyrën më të keqe të mundshme. 
Vendi ka nevojë për vizion të ri, për një udhëheqje të mirë me njerëz që kanë ide, vizion e vullnet për të punuar.
Në listën tonë për këshilltar në kuvendin komunal kemi njerëz që i plotësojnë të gjitha kriteret dhe me plot bindje mund të them se është profesionalishtlista më e përgatitur që mund të sjell ndryshimin që i duhet Malësisë!
Lista jonë përbëhet nga katër magjistra, katër ekonomistë, tre juristë, tre inxhinier, profesorë në lëndë të ndryshme, pedagod, aktorë, psikolog, student etj.
Kanë eksperiencën e nevojshme, vullnetin dhe energjinë që ju duhet njerëzve për të patur suksesin e nevojshem.

Nuk janë vetem këta, për fat të mirë janë edhe shumë e shumë tjerë, që nuk janë në listë, por që janë të gatshem neser të japin kontributin e tyre në drejtimin e qytetit tonë!
Jam shumë i bindur që qytetarët do din të vlerësojnë listën tonë!

Dhe në fund, me përgjegjësi të lartë, politike dhe njerezore, në emër të të gjithë kandidatëve të ASH-së Ju garantojmë se nënshkrimi jonë në të ashtuquajturën “platformen e Tiranës”, ku zotohemi për bashkimin e votës shqiptare, për ne , për ASH-në, kjo platformë është Bibël dhe Kur’an.

Nik Gjeloshaj