Futboll: Otranti humbet në Tivar dhe largohet nga kreu i renditjes

Nga ndeshjet e kaluara

Në ndeshjen e javës së XIV-të të ligës së dytë futbollistike të Malit të Zi ekipi i Otrant Olimpikut nga qyteti i Ulqinit pësoi humbje në Tivar kundër Mornarit me rezultatin e ngushtë 3:2.

Ekipi nga qyteti ynë ishte në epërsi dy herë gjatë takimit por pa mundur që ta ruaj atë deri në fund. Golat e Mollabeqirit dhe Paviqeviq ishin të pamjaftueshme për rezultat pozitiv në këtë ndeshje.

Pas dy ndeshjeve të fundit ku ekipi jonë nuk arriti pikët të cilat i pretendonin dhe duke i shtuar këtu edhe -3 pikët e penalizimit nga më heret, Otrant Olimpik bie mjaft në renditjen tabelare dukë u larguar nga kreu i renditjes.

Në ndeshjen e radhës Otrant Olimpik do të pret ekipin e Igallos.

Pas javës së XIV-të renditja tabelare është si më poshtë.

# Ekipi ND. FIT. BAR. HUM. G+ G- GN PIK.
1. Berane 14 9 2 3 25 14 11 29
2. Mladost Lješkopolje 1970 14 8 4 2 25 12 13 28
3. Mornar 14 7 5 2 23 7 16 26
4. Bokelj 14 6 7 1 19 5 14 25
5. Lovćen 14 6 5 3 18 14 4 23
6. Jezero 14 6 3 5 14 17 -3 21
7. Otrant-Olympic (-3) 14 5 5 4 24 14 10 17
8. Igalo 14 4 4 6 14 17 -3 16
9. Ibar 14 3 6 5 8 15 -7 15
10. Jedinstvo 14 4 2 8 8 23 -15 14
11. Cetinje 14 1 3 10 7 27 -20 6
12. Čelik 14 1 2 11 7 27 -20 5