746 vjet dënim me burg për ‘Grupin e Kumanovës’, gjatë seancës këndojnë këngën ‘besa-besë’

Shtatë pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës iu shqiptua burg i përjetshëm, të tjerëve gjithsejtë 746 vjet burg, ndërkohë që vetëm katër prej tyre u liruan nga aktakuza, njofton Alsat-M.

Andi Krasniqi, burg i përjetshëm

Dem Shehu, burg i përjetshëm

Fadil Fejzullahu, burg i përjetshëm

Nasuf Zeqiri, burg i përjetshëm

Vladet Zekaj, burg i përjetshëm

Bek Bajra, burg i përjetshëm

Fejzulla Rushitovski, burg i perjetshëm

Qenan Hiseini, 20 vjet

Irfan Lutfiu, 14 vjet

Fadil Elshani, 20 vjet

Esat Kafegjolli, 40 vjet

Adrian Bujari, 40 vjet

Shefqet Hallaqi, 40 vjet

Lirim Demiri, 20 vjet

Hajrush Abdija, 20 vjet

Betim Kabashi, 40 vjet

Genti Sefaj, 40 vjet

Lendrit Rustemaj, 20 vjet

Enver Hoxha-Klajn, 40

Rufki Dogani, 40 vjet

Mirsad Qerimi, 20 vjet

Bajram Elshani, 40 vjet

Nexhmedin Lika, 40 vjet

Lirim Krasniqi, 40 vjet

Sevdail Miftari, 40 vjet

Fatmir Recica, 40 vjet

Arsim Bajrami, 13 vjet

Musa Pajaziti, 12 vjet

Ragmi Latifi, 18 vjet

Seadudin Abdullahu, 14 vjet

Elham Arifi, 13 vjet

Ebib Alimi, 12 vjet

Të liruar janë Ibrahim Murtezani, Besnik Bajrami, Fazli Osmani dhe Besnik Ajdini.

Vetëm 4 persona kanë marrë pjesë në seancë të akuzuarit e pasi kanë interpretuar himnin kombëtare dhe këngën besa besë dhe duke theksuar se ky vendim vendos edhe për fatin e Maqedonisë, janë përjashtuar jashtë nga gjykatësja e lëndës.

 

Të akuzuarit e ‘Grupit Kumanova’ gjatë seancës këndojnë këngën ‘besa-besë’

Gjykata Penale e Shkupit sot ka kumtuar vendimin për ‘Grupin Kumanova’.

Për të gjithë të akuzuarit e këtij rasti janë caktuar 746 vjet burg, shtatë prej tyre me burgim të përjetshëm ndërsa vetëm katër prej tyre janë liruar nga aktakuza.

Në seancë janë lejuar të marrin pjesë vetëm katër të akuzuar, mirëpo edhe ata janë përjashtuar nga gjykatësja e lëndës.

Kjo pasi të akuzuarit pas shpalljes së vendimit, kanë interpretuar himnin kombëtar dhe këngën ‘besa-besë’, duke theksuar se ky vendim vendos edhe për fatin e Maqedonisë.