Ryan Nash, Heroi i NYPD që shpëtoi dhjetra jet në Nju Jork

Nga Beqir SINA – Lower Manhattan NYC

 

LOWER MANHATTAN NYC : Gazeta e përditshme “New York Daily News”, shkruan për Heroin e policisë, oficerin e NYPD që shpëtoi dhjetra jet të tjera mbrëm , teksa goditi në stomak terroristin duke e netraulizuar atë për tokë.

 

NY Daily News, shkruan se ai është një polic i qytetit, nga NYPD, që duke iu përgjigjur një thirrje të një vajze 17-vjeçare në Shkollën e Mesme Stuyvesant ka goditur atë me pistolet e tij, duke i dhënë fund tërbimit të një terroristi në Lower Manhattan të martën – i konfrontuar me të dyshuarin me të arritur në vend ngjarje polici njujorkez qëllojë me precizion dhe e plagosi atë kur ai refuzoi të hedhë një armë që mbante në dorë dhe askush nuk dinte në se ishte e vertet apo jo.

 

Oficeri i plocisë që tani është dhe heroi i kësaj ngjarje është Ryan Nash, 28 vjeç, i cili shërben në zonën ku ndodhet shkolla e lartë e elitës në mesin e rruve Chambers dhe West Sts., pasi mori thirrjen emergjente 911 në orën 2:35 pasdite, ku një person si një i çmendur ngiste një kamion të marr me qira dhe ka hyrë në korsin e kuqe përgjatë rrugës së biçikletave, duke vrarë tetë vetë dhe duke plagosur 11 të tjerë.

 

Zyrtar i policisë Ryan Nash, është caktuar në Lower Manhattan në Stacionin e Policisë 1st Precinct, dhe me kolegun e tij i ishte përgjigjur një telefonate të një personi i shqetësuar emocionalisht jashtë Shkollës së Lartë Stuyvesant në pjesën e poshtme në Manhattan – New York City

 

Në rrethimin e parë NYPD dërgoi dy makina të patrullimit në afërsi të shkollës. Disa minuta më vonë, Nash me kolegët e patrullës nxituan në vendngjarje pasi terroristi i cili është indetifikuar si Sayfullo Saipov, 29 vjeç, doli nga kamionçina që e drejtonte pasi goditi një autobus shkolle në Chambers St., afërsi të shkollës së mesme. Ky aksident lëndoi edhe dy roje të stafit dhe dy studentë.

 

E bëra për ISIS-in”. Kështu ka shkruar në një letër atentatori i Nju Jorkut, i cili quhet Sayfullo Saipov.

 

Terroristi 29-vjeçar me origjinë nga Uzbekistani është banues në Tampa, në Florida, por jeton me gruan dhe tre fëmijët në Patterson në Nju Xhersi, ku mori me qira kamionçinën që e përdori si armë vrasëse.
Saipov, thonë autoritetet policore amerikane, ka jetuar edhe në Ohajo. Kishte mbërritur në SHBA në vitin 2010 dhe punonte si shofer në një firmë.

 

Pranë furgonit të vogël që përdori për të përplasur kalimtarët në Nju Jork, janë gjetur blloqe të shkruara me dorë në gjuhën arabe, të cilat shfaqin besnikëri ndaj ISIS-it.

 

Në një letër në veçanti, Saipov ka shpjeguar se ishte ithtar i Shtetit Islamik. “Ishte një njeri shumë miqësor, për mua ishte si një vëlla i vogël”, – pohon Kobiljon Matkarov. Ky i fundit, me origjinë uzbeke si autori, e ka takuar Saipovin pesë vjet më parë në Florida.

 

Terroristi 29-vjeçar, ishte ndaluar dhe gjobitur në të shkuarën për shkelje të rëndomta të kodit rrugor.

 

Ndërkohë, Oficeri i NYPD Ryan Nash, është një banor i Long Island, ai iu bashkua unifromave blu të NYPD në korrik 2012.

 

“Dua të përgëzoj reagimin e zyrtarit tonë NYPD që ishte në vendin e afërt me vendndodhjen e ngjarjes në cilën ndaloi një ngjarje edhe më të tmerrshme ” u tha gazetarëve në një konferencë shtypi të martën në mbrëmje, Komisioneri NYPD James O’Neill.

By admini