Ulqinin këtë vit e vizituan 26966 turistë nga Polonia

Panairi ne Varshave, 20-22.10.2017

 

 

Organizata Turistike e Ulqinit ne panairin e Varshaves World Travel Show, morri pjese per here te katert qe u mbajt prej 20 deri me 22 tetor, ne bashkepunim me koleget e organizatave lokale nga Mali i Zi. Prej afaristeve tane qe kane vendosur te promovojne oferten e vet kane qene prezente hoteli Continental, hoteli Laguna dhe kamp Safari, hoteli Prego si dhe apartamentet Llolla, Eneida, Edita dhe Kasmi. Gjate panairit Organizata Turistike e Ulqinit ka patur nje prezantim te vecante ne skenen kryesore dhe ka njoftuar te pranishmit dhe perfaqesuesit e medijeve me bukurite, oferten dhe potencialet e vendit tone. Stenden tone e ka vizituar edhe ambasadorja e Malit te Zi Lilana Toshkoviq, si dhe grupa e gazetareve dhe turoperateve qe kane vizituar qytetin tone disa dite para fillimit te panairit , keshtu qe shpresojme qe me kete prezentim do te terheqim sa me shume turiste qe jane ne rritje vitet e fundit, mësihet nga Sherbimi i OT Ulqin.

 

Stenden e Malit te Zi e ka vizituar edhe ministri i Turizmit dhe sportit te Polonise, Darijush Rogovski.

 

Aktivitetet e bera deri me tani ne tregun e Polonise, linijet charter (LOT, Enter Air, Travel Service), vizita e gazetareve dhe turoperatereve, si dhe marredhenjet partnerike ndermjet Malit te Zi dhe Polonise, kane rezultuar me realizime te suksesshme.

 

Gjate 8 muajve te pare te vitit 2017, ne akomodimin kolektiv kane qendruar 26.966 turiste nga Polonia (21,79% me teper), qe kane realizuar 125.143 fjetje ose 18,3% me teper ne krahasim me vitin e kaluar.

 

PTAK Warsaw Expo eshte nje nder panairet me te medhenj te Evropes qendrore dhe lindore, ku marrin pjese rreth 400 ekspozues dhe 50.000 vizitore.