Rrjeti i marketave ETC e deputetit kosovar Ramiz Kelmendi në tërë territorin e Malit të Zi?

Deputeti Ramiz Kelmendi është pritur në takim nga presidenti i Malit të Zi, Dushko Markoviq

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherit afaristi i njohur kosovar, Rami Kelmendi, ka zhvilluar sot një takim me presidentin e Republikës së Malit të Zi, Dusho Markoviq, ku është diskutuar rritja e formave të bashkëpunimit biznesor, tregtarë dhe prodhues me fqinjin perëndimor, transmeton zëri.

Kelmendi, lajmin për takimin me presidentin e Malit të Zi, e ka postuar në profilin e tij në Facebook, ku ka theksuar se “takimi me Kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dushko Markoviç, për mbështetje të investimit në Qytetin e Bjellopoljes”.

“Interesim i madh që grupi ‘Elkos’ të zgjerohet me rrjetin e marketave ETC, në tërë territorin e Malit të Zi”, ka shkruar ai.

Kelmendi në cilësinë e zëvendëskryeministrit të Republikës së Kosovës – pozitë e ka ushtruar gjatë mandatit të kaluar të ekzekutivit – ka zhvilluar takim më kreun e Mali të Zi, për çka gjatë asaj kohe është shquar për rolin e tij në politikat e zhvillimit ekonomik, respektivisht ‘Pakot Fiskale 1 dhe 2’.