Ish futbollisti i Ulqinit: Mos shpenzoni para në lojtarë të huaj, jepni përparësi vendasve

Humbja e djeshme e ekipit Otrant Olimpik nga Ulqini kunëdr Llovqenit këtu në Ulqin është bërë temë e diskutimeve të sportistëve dhe sportdashësve të qytetit të Ulqinit.

Për këtë temë ka reaguar edhe ish futbollisti i njohur i Ulqinit Naim Kurti duke potencuar sidomos faktin që ka të bëjë përparësitë që duhet dhënë futbollistëve vendas krahasuar me ato të huaj.
”Të gjithë e dinë se Otrant vështirë do të futet në kategorinë e parë dha ta të holla që investojnë në lojtarë dhe trajnera të huaj do të ishte më mirë që të shkonin për lojtarët vendas dhe gjërat do të shkojnë shumë më mirë”, shprehet Kurti në një prononcim të tij për këtë temë.

Vitin e kaluar futbolli në Ulqin u kthye në vëmendje të opinionit sportdashës në Ulqin dhe për këtë meritë më të madhe ishte shkaku se në përbërje të ekipit ishin të gjithë lojtarë vendas. Rezultatet e vitit të kaluar ishin impresionuese.